Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

INTERVISTA / Rama e bëri zv.minister të Financave, Kadia: Ofertën ma bëri kryeministri, Bashës i uroj suksese

17:41 / November 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kadia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vetëm pak minuta, pasi kryeministri Edi Rama e emëroi zv/ ministër të Ekonomisë dhe Financave, Besart Kadia në një intervistë për Abcnews.al u shpreh se ofertën e kreut të qeverisë e pranoi, pasi qëllimi i tij është të kontribuojë për Shqipërinë.

Ai kishte edhe një mesazh për liderin e PD-së që e afroi në partinë më të madhe në opozitë, por që tashmë iu bashkua ekipit të Edi Ramës.

“I uroj suksese Bashës”, tha ai. Por përse e la opozitën 6 muaj para zgjedhjeve?

“Mendoj që opozita kishte disa qartësi deri në 2017, më pas duket se është bërë e paqartë me politikat ekonomike”, tha ai. Besart Kadia ka qenë ish-sekretar për sipërmarrjen e lirë në PD dhe këshilltar i Lulzim Bashës.

Intervista e plotë:

Çfarë ju shtyu që të pranonit ofertën dhe kur iu bë?

Ideja është e sfidave të forta, tërmeti dhe pandemia, edhe unë si ekonomist që jam me shkollim perëndimor. Cdo kontribut personal për Shqipërinë.

Ofertën kush ua bëri?

Oferta ka qenë me kryeministrin.

Këto ditë keni diskutuar, apo më përpara?

Vetëm nga sfida e Covidit dhe nevoja për ta menaxhuar

Takim, telefonatë….

Patjetër, që kryeministri është ai që merr vendimet për kabinetin e vet.

Çfarë përgjigje keni për ata që thonë se kaluat nga krahu opozitar te i shumicës?

Unë jam kthyer në Shqipëri pas studimeve në Angli për të kontribuar për cështjet ekonomike. Mendoj që opozita kishte disa qartësi deri në 2017, më pas duket se është bërë e paqartë me politikat ekonomike. Sfidat janë të menaxhimit të borxhit, rënia ekonomike për shkak të krizës dhe për të dalë sa më të zhvilluar pas kësaj krize.

Çfarë përgjigje keni për ata që mendojnë se 6 muaj para zgjedhjeve kaluat me shumicën, pasi nuk iu fut Basha në listë?

Aspak! Bashës i uroj sukses edhe partisë Demokratike. Nuk është vendimi im personal që vendos fatet e Shqipërisë.

Çfarë përgjigje keni për ata që e shikojnë këtë lëvizje si fillimin e një bashkëqeverisjes mes PS-PD?

Unë i kontribuoj shtetit shqiptar, nuk ka rëndësi nëse është e majta apo e djathta, idetë e mia janë pro tregut dhe biznesit.

Sfida juaj më e madhe?

Ka të bëjë me reformat pro biznes.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky urdhëron rritjen e sulmeve me dronë ndaj Rusisë: “Nga 300 në 1,000 në ditë”/ Goditen rafineritë, bie prodhimi i benzinës

09:01 / August 29, 2026

Shembja e akullnajës në kufirin Nepal-Tibet ndez alarmin e ekspertëve: Ngrohja globale po rrit rrezikun për katastrofa

08:57 / August 29, 2026

Transportoi naftë ruse drejt Turqisë, Kapiteneria e portit Durrës ndalon hyrjen në radë te anijes ‘Hanuman’

08:42 / August 29, 2026

Rama mbledh drejtuesit politikë dhe deputetët e Tiranës, në fokus “Besa” dhe “Prania Besnike” në terren

08:38 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.