Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

INTERVISTA/ Studimi për Durrësin pas tërmetit, Duni: Pse është i rëndësishëm për planifikimin urban

13:42 / June 12, 20209 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
llambro duni 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në prill të këtij viti grupi studimor me sizmologët shqiptarë të IGJEUM dhe ata grekë të ITSAK-EPPO ka publikuar raportin “Matjet e zhurmës së ambientit dhe analizat e të dhënave në qytetin e Durrësit, Shqipëri”.

Pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit të 2019 në afërsi të qytetit të Durrësit është me rëndësi parësore të kuptohet roli i formimit gjeologjik në përgjigjen sizmike për të kuptuar kështu se si ndikon tërmeti. Ky studim shërben për planifikimin urban dhe çfarë duhet të bëjmë në të ardhmen.

Sizmologu Llambro Duni në një intervistë për tirananews.al shpjegon rëndësinë e këtij studimi dhe çfarë ndodh me tokën në Durrës.

Çfarë tregon studimi shqiptaro- grek që u bë në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit?

Pas tërmetit të 26 nëntorit ndërmorëm një projekt t gjerë për të analizuar me detaje se çfarë ka ndodhur, çfarë prodhoi ky tërmet dhe çfarë duhet të bëjmë në të ardhmen, në kuptimin që ky tërmet të na shërbejë si një shembull çfarë duhet të përmirësojmë në të ardhmen në të gjitha fushat, qoftë ne si studiues të sizmicitetit dhe të rrezikut sizmik ashtu dhe për inxhinierët, sepse problemet në të tilla raste janë komplekse. Sizmologët mundohen të kuptojnë dukurinë dhe të analizojnë shkaqet dhe ecurinë e mëtejshme në të ardhmen, po dhe inxhinierët kanë detyrat e tyre që sigurisht ngjarje të tilla i vënë përpara problemeve dhe përpara zgjidhjeve që duhet të marrin. Është e rëndësishme që në qendrat e banuara duhen kryer këto lloj studimesh sepse detyra kryesore e një studimi të mikrozonimit sizmik në të gjitha rastet është të ndihmojë planifikimin urban. Do të thotë duke analizuar karakteristikat e trojeve në një zonë të caktuar urbane ti mundet të planifikosh tipologjinë e strukturave, të orientosh ku janë trojet e favorshme, ku mund të ndërtohet ku duhet eliminuar ndërtimi, ku duhet synuar të ndërtohen paqe, lulishte etj. Ky ishte qëllimi kryesor.
Në rastin tonë ne bëmë një tip mikrozonimi që bazohet në analizën e vibrimeve të lira të truallit. Është e rëndësishme në qendrat e banuara që ne të dimë, të kemi një pasqyrë me çfarë frekuence vibron trualli. Të njohësh frekuencën me të cilën vibron trualli do të thotë që ti në një farë mënyre ndihmon inxhinierët që të llogarisin sa më mirë strukturat e tyre. Pse ka rëndësi të njihet perioda me të cilën vibron trualli? Sepse është e rëndësishme për të shmangur sa të jetë e mundur dukurinë e rezonancës. Është e njohur se kur një strukturë bie në rezonancë me një vibrim të caktuar, atëherë forcat rriten shumë dhe mund të ketë efekte të dëmshme në strukturë. Për të pasur një efekt rezonance duhet të dimë frekuencën me të cilën vibrojnë strukturat , duhet të dimë frekuencën vetjake të vibrimit të depozitimeve ku mbështete struktura, dhe duhet të dimë frekuencën me të cilën vijnë valët sizmike në atë vend ku ne studiojmë. Nëse ka një kombinim të të trejave këtyre frekuencave atëherë dukuria e rezonancës është më e theksuar dhe ka pasoja.
Studimi i mikrozonimit i vitit 1985 e ka përcaktuar përbërjen dhe tipologjinë e shtresave. Për fat të mirë ai studim ka qenë shumë kompleks dhe është mjaft i vlefshëm dhe në këtë fazë ku ne jemi për të analizuar pasojat dhe efektet e tërmetit të Durrësit është shumë e vlefshme për ne. Ne kemi kontakte të shumta me kolegët tanë në vendet fqinje dhe në kontakte me kolegët e institutit në Selanik formuluam një projekt, erdhën me pajisjet e tyre dhe për një javë të tërë me dy grupe kemi punuar në qytetin e Durrësit, duke vendosur sensorët në 76 pika dhe kemi matur këto vibrime që ne i kemi analizuar dhe i kemi paraqitur në atë raport.

Çfarë tregon ky studim për Durrësin?
Studimi tregon që qyteti i Durrësit mund të karakterizohet mjaft mirë nga periodat e vibrimit të truallit të cilat konfirmojnë ndërtimin gjeologjik të Durrësit, në kuptimin që aty ku ka depozitime të trasha, depozitime të shkrifëta frekuenca e vibrimit të truallit është e ulët, nga 0.3 Herz deri në 1 Herz, pra periodë vibrimi nga 1 deri në 3 sekonda. Sepse ju duhet të dini që edhe strukturat kanë periodat e tyre të caktuara. Mandej, duke dalë nga kjo zonë që përputhet pak a shumë me konfiguracionin e ish-Kënetës së Durrësit, këto frekuenca ndryshojnë, kalojnë nga 1 deri në 2 dhe pastaj në frekuenca shumë më të larta nga 2 deri në 10 Herz. Pra, ne e kemi ndarë zonën e qytetit të Durrësit në tre zona të ndryshme në funksion të frekuencës së vibrimit të truallit.

Cila është zona që ka rrezikun më të lartë?
Zona që ka frekuencat më të ulëta, apo periodën më të lartë, sepse është analogji frekuencë dhe e kundërta perioda, është zona e Kënetës. Aty kemi llogaritur që trualli aty vibron në frekuenca nga 0.3 deri në afërsisht 1 Herz. Një analizë e detajuar e asaj çfarë ka ndodhur do të duhet të bëhet në bashkëpunim me inxhinierët, të cilët do të duhet që të llogarisin në çfarë frekuencash vibrojnë strukturat.
T’u jap një shembull: Dihet që të paktën në inxhinieri thuhet që me rritjen e një kati rritet perioda me 0.1 sekonda, do të thotë me një kat vibron me një sekondë. Mirëpo ne na rezulton nga matjet që bëmë aty në një pallat 10 katësh që kjo perioda është 1 sekondë. Do të thotë që ajo strukturë totalisht ishte e mbrojtur, nuk kishte asnjë mundësi që të hynte në rezonancë dhe praktikisht ajo strukturë ishte e mbrojtur. Si kjo strukturë ka shumë në qytetin e Durrësit. Dua të them që jo domsdoshmërisht kur ne bëjmë vlerësime të tilla duhet të presim një dukuri rezonance, ka faktorë të tjerë inxhinierikë që ndihmojnë për ta spostuar, apo nxjerrë strukturën nga zona e rezonancës. Do të thotë që njohja e periodës së truallit dhe mënyra se si projektohet një strukturë ndihmon inxhnierët që ta shmangin këtë dukuri. Praktikisht një gjë e tillë në Durrës është bërë sepse shumë godina të larta kanë rezistuar mjaft mirë. Duhet përmendur fakti që për të pasur një efekt në strukturë janë tre parametra kryesorë, madhësia e lëkundjes pra amplituda, është frekuenca dhe zgjatshmëria e lëkundjeve. Të tre këta faktorë mund të vlerësohen mjaft mirë nëse vëmë në një numër të madh pikash në një zonë të banuar instrumenta që regjistrojnë këto lëkundje.

Ne zbuluam që Durrësi mund të ndahet në zona të caktuara të cilat mund të ndikojnë në një masë të caktuar në shfaqjen e kësaj dukurie dhe që sa më mirë të njihet kjo karakteristikë aq më mirë inxhinieri e ka parasysh për të projektuar sa më mirë strukturën e vet.

Pra, është shumë i rëndësishëm dhe mikrozonimi në zona të tjera të Shqipërisë? Si mund të “përkthehet” ky studim në strukturat e duhura që të merret në konsideratë në momentin që bëhet një planifikim urban, sepse e përmendëm që Durrësi tashmë është zonë e ndërtuar?

Është me shumë rëndësi që të bëhen këto lloj studimesh, sepse siç e përmenda më sipër krijohet një mendësi e mirë për të një planifikim sa më të mirë urban dhe t’u jepet inxhinierëve një pasqyrë sa më realiste e këtij parametri që është vibrimi i truallit për të ndërtuar një projekt sa më të mirë. Veçanërisht e rëndësishme është kryerja e këtyre lloj studimesh në ato vende ku kemi depozitime të dobëta, të shkrifëta, përmbajtje uji, të cilat ndryshojnë shumë vibrimet nga trojet shkëmborë. Këtë gjë në e kemi dalluar dhe në studimin e Durrësit.

durresi

Po të shihni hartat që janë publikuar në atë studim, nga hotel “Adriatiku” në Durrës e më në jug tek Shkëmbi i Kavajës perioda e vibrimit të truallit është shumë e ulët, frekuenca është e lartë. Gjë që strukturat e larta që vibrojnë në frekuenca shumë të ulëta dalin komplet jashtë kësaj zone dhe ato nuk mund të bien në rezonancë.
Një shembull si ajo godina gjigante në Kavajë, aty trualli vibron me frekuencë të lartë, ndërkohë ajo vibron me frekuencë të ulët dhe nuk hyn në rezonancë. Kjo është ideja se çfarë dobie ka kjo dhe si mund të njohim periodën e vibrimit të truallit, të kombinuar me lartësinë e strukturave për të nxjerrë një zgjidhje sa më të arsyeshme për të ndërtuar. Mendoj se është e domosdoshme që studime të këtij karakteri të shtrihen sa më shumë.
Duke bërë analiza të këtij lloji dhe duke u vënë në dispozicion njësive projektuese të bashkive të qyteteve , por dhe inxhinierëve kuptohet, me kriteret që jepet në studime të këtij karakteri.

Pyetja e fundit lidhet me metodologjinë e përdorur me valët sipërfaqësore. Çfarë është kjo metodë, efikasiteti dhe kostoja e saj? Cila ka qenë mbështetja juaj?

matja

Me këtë metodë këto vitet e fundit është hera e parë që e bëjmë.E kemi bërë në vitet ’80 po metodika ka qenë e papërpunuar dhe rezultati nuk është se ka qenë shumë bindëse, ndërkohë kjo metodikë që përdor vibrimet, lëkundjet e lira të truallit për të përcaktuar periodën ose frekuencës themelore të vibrimit bëhet për herë të parë tek ne. Kishim nevojë për një mbështetje me pajisje për ta bërë këtë. Kontaktuam dhe ramë dakord të organizojmë një projekt, ky projekt është mbështetur nga Universiteti Politeknik dhe një kompani tjetër private për të mundësuar financimin. Janë bërë matje për rreth një javë në qytetin e Durrësit, janë të përshkruar në studim se si u bë dhe çfarë pajisesh janë përdorur dhe përparësia kryesore e kësaj metode është në faktin që është e lirë dhe mund të bëhet shpejt, në krahasim me mënyra të tjera të të bëri të këtyre lloj studimeve që bëhen përmes shpimit të puseve, matjeve që bëhen dhe kanë kosto më të lartë. Janë tashmë të kolauduara dhe japin rezultate të besueshme, përdoren gjerësisht në të gjithë botën./ tirananews.al

studimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.