I ftuar në një emision televiziv, Myslym Murrizi tha se dokumentari i RAI 3 duhet të ishte lajmi i çdo medie në vendin tonë, për këtë kalbësirë të madhe qeverisëse.
Ai shtoi se opozita nuk duhej të tallej me 2 komisione hetimore që u fali Rama dhe se duhet një komision i madh se si është bërë Vettingu në drejtësi.
Murrizi: Dokumentari i RAI 3 duhet të ishte lajmi i çdo medie në vendin tonë, për këtë kalbësirë të madhe qeverisëse. Nxirrte zbuluar marrëveshjen e madhe prej 1 miliardë euro të një kryeministre aguridhe dhe liderit global. Aludohej që me këto do të paguheshin edhe para për Becchettin. Në Lezhë është ndërtues edhe një nga Bari, dhe paratë mund të shkojnë dorë e dytë, indirekt.
Shoqëria duhet të reagonin, dhe po të mos ishte kaq e varur, duhet të reagonte. Opozita nuk duhej të tallej me 2 komisione hetimore që u fali Rama. Duhet një komision i madh se si është bërë Vettingu në drejtësia. Se nuk kanë ikur shumë me miliona lekë dhe ish shërbyes të komunizmit. Shumicën e letrave të Vettingut e bëjnë me urdhra politikë.