Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Investimet mjedisore për Mesdheun kalojnë nga Shqipëria, ja sa lekë do përfitohen

10:32 / February 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Samiti global
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse ka dy çështje globale vërtetë të rëndësishme, janë ato mjedisore dhe klimaterike.

Për herë të parë Shqipëria e ka rastin të marrë vendime që do t’i përcaktojnë politikat rreth tyre.

Fondi Global Klimatik Ndërkombëtar, është një projekt ndërshtetëror me një synim të vetëm: menaxhimin e risqeve klimatike dhe mjedisore që hasin vendet në zhvillim.

Ornela Çuçi, zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, do kryesojë politikën e përzgjedhjes së rajonit mesdhetar.

Shqipëria, do të jetë konkretisht pika kyçe lidhëse, midis dy kontinenteve, Evropës dhe Azisë. Mbi të gjitha, nga një vend i vogël, do të kalojnë vendimmarrje me rëndësi globale.

Ky fond vjen si krijimin i një situate post-marrëveshjes së Parisit, mbi ndryshimet klimatike.

Projekti është cilësuar si shumë i vogël për t’u financuar nga institucionet botërore dhe shumë i madh për t’u financuar nga organizatat jofitimprurëse. Ndaj, investimet, do të jenë në formë donacionesh.

Ornela Cuci
Zëvendësministrja e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi
Pse është i rëndësishëm për Shqipërinë?

“Shqipëria është vendi më i prekur në Evropë nga ndryshimet klimatike”, ka thënë për Albanian Post vetë zëvendësministrja. “Në këtë trevjeçar, është punuar fort nga ministria për përshtatjen e legjislacionit me marrëveshjen e Parisit”.

Sipas Çuçit, e gjithë kjo, “tregon përkushtimin e Qeverisë shqiptare në proceset klimatike”. “Kjo, na ka bërë të marrim angazhime më serioze në rajon”, pohon ajo.

Shqipëria, do ta zhvendosë rolin e saj nga një kontekst ballkanik, në një koncept mesdhetar. Investimet tërësore të mekanizmit pritet të jenë nga 750 milionë deri në 5 miliardë euro. Ky portofol, është domethënës, mbi të gjitha, i menaxhuar nga një shqiptare, e cila drejton mekanizmin e shpërndarjes së projekteve.

Shqipëria, në fakt, do të jetë vendi i parë që përfiton konkretisht nga ngjizja e këtij misioni. Veçantia e projektit, është se paratë injektohen në biznese. Kështu, ato do të mund të vetëkrijojnë një mbrojtje mjedisore aq të nevojshme për atmosferën kimike që po mbështjell globin.

Nëse investohet si duhet në kompanitë shqiptare, ato mund të ndihmojnë drejtpërdrejtë në uljen e emetimeve të dioksidit të karbonit. Ky do të ishte një impakt direkt mbi mirëqenien dhe jetesën e shqiptarëve.

Gjigandi i energjisë së ripërtëritshme, Pegasus, është i përfshirë në mekanizëm. Projekti R20, i cili përfshin 20 rajone gjeografike të fokusuara në mbrojtjen mjedisore, gjithashtu.

Në tërësi, parashikohet të shmanget emetimi i 77.6 milionë tonë CO₂.

Zyrtarizimi i fillimit të punës, pritet të jetë në samitin e IUCN-së, në shtator. /Albanian Post

mesdheu ornela Çuçi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.