Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Investimet në infrastrukturë, Gjiknuri në Cërrik: Jo premtime fushate, por punë të vijueshme. Krenar për modelin

09:51 / September 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 09 17 at 09.38.41
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tjetër aks rrugor është rikonstruktuar totalisht në Bashkinë e Cërrikut duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët. E shumëkërkuar nga banorët, tashmë me fondet e Bashkisë Cërrik është bërë rikontruksioni, konformë të gjitha standardeve i rrugës së fshatit Malasej duke bërë të mundur lidhjen e këtij fshati me aksin nacional Cërrik-Elbasan dhe qytetin. Teksa inspektoi investimin, Drejtuesi Politik i PS për qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri vlerësoi modelin e qeverisjes së mirë vendore që ofron Andis Salla, duke mbajtur premtimet edhe pas zgjedhjeve.

“Kam pasur rastin ta shoh edhe më herët këtë rrugë, thjesht emrin kishte rrugë sepse ishte gati e pakalueshme, kërkonte mirëmbajtje të vazhdueshme. Por edhe me kërkesë të deputetit, edhe të banorëve të zonës ne tashmë po shohim marrjen formë të një sërë kantieresh që nisën para fushatës zgjedhore. Kjo përforcon atë që unë them shpesh “fjalë e dhënë, fjalë e mbajtur”. Nuk ishin premtime fushate, janë punë e vazhdueshme dhe ky është modeli që ofron Bashkia e Cërrikut, gjë për të cilën edhe ne jemi krenarë. Banorët janë shumë të kënaqur, sepse Cërriku thuajse është urbanizuar i gjithi.

Ky është çelësi i suksesit pse njeriu votohet dhe ka fitore të thellë. Nuk ka asnjë arsye tjetër. Le të kërkojnë arsye çfarë të duan. Ka vetëm një shkak: mbajtja e fjalës dhe marrëdhënia e ndershme me qytetarët, bërja e punëve konkrete dhe produkti flet vetë”, deklaroi Gjiknuri. Kryebashkiaku Andis Salla u shpreh se tashmë fshati Malasen aksesohet me aksin rrugor kryesor dhe me lagjen e qytetit, ndërkohë që banorët kanë mundësi të shohin urbanizimin e saj. “Për banorët kjo ka qenë një kërkesë e kahershme dhe me fondet e bashkisë kemi arritur që ta bëjmë realitet” theksoi Kryetari i Bashkisë Andis Salla.

Damian Gjiknuri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.