Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Investimet strategjike, Tabaku: Vendimet janë abuzive. Baçi: Është kthyer në ligj hajdutësh

11:18 / February 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të mërkurë, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese Tregtinë dhe Mjedisin po zhvillon mbledhjen ku diskutohet propozimi i deputetes demokratike, Jorida Tabaku për shfuqizimin e projektligjit të Investitorëve Strategjikë. Tabaku tha se vendimet për dhënien e statusit të investitorit strategjik kanë qenë abuzive në të shumtën e rasteve duke avantazhuar vetëm një grup të vogël kompanish. Ajo tha se shfuqizimi i ligjit për investitorët strategjikë duhet të nisë nga 1 janari i këtij viti.

“Në pjesën më të madhe të vendimeve për invesntitorë strategjikë, vendimet kanë qenë abuzive. Në ligjin kur u krijua u tha se ligji do të ishte i përkohshëm. Një ligj që do rregullonte investimet vendase dhe të huaja. Dhe u tha se nuk do ishte i përjetshëm. Ndodhemi sot pas 8 vitesh, kur ligji ende është në fuqi dhe është shtyrë 3 herë. Nuk ka patur ndikim në zona të caktuara por kemi dëgjuar për investime strategjike për persona të sanksionuar, Deripaska i shpallur investitor strategjik për luleshtrydhet në Divjakë, është e paimagjinueshme”,-tha Tabaku.

Ndërsa deputeti Luan Baçi tha duhen bërë ndryshime edhe në ligjin për shpronësimeve për shkak së është kthyer në problem për qytetarët. Sipas tij, ligji për shpronësimet publike, po përdoret për t’u marrë pronën qytetarëve kundrejt një shume më të vogël sesa gjysma që mund të ketë në treg. Sipas tij, ky është kthyer në ligj hajdutësh.

“Pa mbaruar planin e tyre për të marrë çdo gjë që u duhet nuk mund ta ndërpresin këtë ligj. Ky ligj kontestohet fuqishëm nga qytetarët shqiptarë sepse nuk janë budallenj që të mos shohin se kush janë investitorët strategjikë, shpesh herë na dalin emra shumë të njohur politikë të mazhorancës. Por edhe ata që janë të panjohur, kanë një suport. Është edhe në të mirën tuaj që të paktën të shikoni edhe për ndryshime. Madje nuk është vetëm ky ligj por edhe ai i shpronësimeve me interes publik që shpesh herë është kthyer në ligj hajdutësh. Ua merrni pronën qytetarëve, me aq lekë sa doni ju, i nxirrni në rrugë, u jepni lekë as sa gjysma e vlerës së tregu”,-tha deputeti.

Sekretari i komisionit, Laert Duraj tha se nëse do të shfuqizohej ligji për investitorët strategjikë, atëherë efektet do ishin prapavepruese sepse mund të ketë kontrata të nënshkruara pas 1 janarit të këtij viti.

jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.