Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Investimi në Bazën Ajrore të Kuçovës, shprehin interes 36 kompani të huaja dhe shqiptare

22:34 / December 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhacka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Investimi për modernizimin e Bazës Ajrore të Kuçovës dalëngadalë po merr formë. Agjencia e NATO-s për Mbështetjen dhe Prokurimet (NATO Support and Procurement Agency, NSPA) zbriti në terren bashkë me kontraktorët potencialë për t’i informuar mbi projektin. Përfaqësuesit e Agjencisë së NATO-s për Mbështetjen dhe Prokurimet prezantuan procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm që duhet të përmbushin firmat kontraktore, përpara se të aplikojnë për kryerjen e punimeve për modernizimin e Bazës së Kuçovës dhe kthimin e saj në Bazë Ajrore Taktike të NATO-s. Në këtë Konferencë morën pjesë përfaqësues të kontraktorëve potencialë nga disa vende të botës dhe grupi i punës i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu, përfaqësuesit e Agjencisë së Prokurimeve dhe Mbështetjes së NATO-s i njohën përfaqësuesit e kontraktorëve potencialë me afatet si dhe inspektuan në terren sheshet e ndërtimit ku do të zbatohen projektet e modernizimit të Bazës Ajrore të Kuçovës. Për shkak të pjesëmarrjes së madhe dhe masave kundër përhapjes së pandemisë, takimi u zhvillua në dy sesione. Në takim morën pjesë 60 përfaqësues të kontraktorëve potencialë 36 kompani të ndryshme, nga të cilat 22 të huaja dhe 14 shqiptare.

Deri në fund të muajit janar 2021, NSPA do të jetë e gatshme t’i përgjigjet çdo pyetjeje nga kompanitë e interesuara. Pas kësaj, deri në fund të muajit mars, kompanitë do të paraqesin ofertat, do të vlerësohen ato dhe do të shpallet fituesi.Pas firmosjes së kontratës, parashikohet që punimet në terren të nisin në muajin tetor 2021.

baza ajrore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026

BE ndalon shkatërrimin e rrobave të pashitura, hyjnë në fuqi rregullat e reja për industrinë e modës

17:13 / July 20, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.