Fabrika e përpunimit të qumështit në Dibër, që menaxhohet nga Shemsi e Sakip Ngota mundëson punësimin e 150 fermerëve
Në bashkëfinancim me AZHBR, sipërmarrësit Ngota investuan afro 40 mln lekë në përpunimin e qumështit. Punimet filluan me 14 gusht 2018 dhe prej dy muajsh fabrika funksionon normalisht me kapacitet prej 30-50 kv/ditë. Ky investim punëson direkt 15 punëtor dhe indirekt 150 blektorë. Biznesmenët falenderojnë Ministrinë e Bujqësisisë dhe AZHBR-në që mundesuan bashkëfinancimin e këtij investimi. Ata u shprehën se mbështetja për grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve është e rëndësishme për ta. /tirananews.al/
