Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Investitorët e huaj: Shqetësim zhvlerësimi i Euros

12:31 / November 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shoqata e investitorëve të huaj në një anketim me sipërmarrjet anëtare ka arritur në konkluzionin se ka një përmirësim të lehtë të klimës së të bërit biznes gjatë këtij viti, në raport me 2023.

Konkretisht investitorët e huaj vlerësojnë klimën me 49 pikë nga 100 të mundshmet ose 3 pikë më shumë se viti i kaluar.

Por sërish ky vlerësim mbetet poshtë mesatares. Paralelisht janë një sërë sfidash që bizneset e huaja evidentojnë si shqetësuese.

Në krye është zhvlerësimi i euros dhe impakti që jep ky fenomen në aktivitetin ekonomik së bashku me normën e lartë të inflacionit.

Më pas vijnë problemet me tregun e punës, ku gjetja e fuqisë punëtore të kualifikuar mbetet sërish një sfidë serioze, pasuar nga informaliteti që është prezent në çdo sektor.

Bizneset janë të mendimit se ka një rritje të burokracive nga ana e administratës publike, paralelisht mendojnë se qeveria nuk është transparente me biznesin.

Ndërkohë që politikat tatimore mbeten sërish shqetësim, pasi nuk janë të qëndrueshme.

Ndër sektorët që kanë marrë vlerësim pozitiv nga komunieti i huaj i biznesit janë furnizimi me energji, rendi dhe siguria, gjyqësori.

Ndërkohë investitorët e huaj nuk presin ndryshime të mëdha vitin e ardhshëm, ndërsa ka një optimizëm të lehtë për një rritje të xhiros në vitin 2025.

investitore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026

Protesta/ Demo: 156 të lënduar, mes tyre 4 të mitur! Përdorimi i fëmijëve, përpjekje e maskuar e atyre që pushtetin duan ta marrin me dhunë

19:07 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.