Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Inxhinieri: Tërmeti ishte rreth 6 ballë, po të ishte 7.5 ballë do të kishte shembur ndërtesat

14:43 / September 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
A459C4E9 ED91 40FD 8109 29421926C634
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Inxhinieri Bashkim Kopliku, i cili ka mbajtur edhe poste të larta politike, ka sqaruar edhe njëherë në një lidhje telefonike për “News24” ndryshimin mes magnitudës dhe intensitetit, duke marrë shkasë nga tërmeti i fuqishëm i pasdites së djeshme, i cili ishte 5.8 ballë i shkallës Rihter, por në disa media u raportua edhe si 7.5 ballë.

Në lidhje me këtë, inxhinieri Kopliku deklaroi se tërmeti i djeshëm ishte rreth 6 ballë, pasi sipas tij, një tërmet 7 ballësh apo më shumë do të kishte shembur ndërtesat.

Duke sqaruar ndryshimin mes magnitudës dhe intensitetit të një tërmeti, Kopliku tha për “News24” se tërmeti i djeshëm ishte rreth 6 ballë, pasi një tërmet i tillë sjell plasaritje dhe çarje banesash, duke mos i shembur ato.

“Tërmeti ka dy karakteristika, njëra që shkakton tërmetin dhe tjetra efekti që ka kjo energji. Është magnituda dhe intensiteti. Unë mendoj se tërmeti i djeshëm në Durrës ishte rreth 6 ballë. 6 ballë është kur ndërtesat nuk prishen, por ka dëmtime.

Ndërsa 7 ballë ndërtesat prishen, e më tej. Një tërmet, si ai i djeshmi, mbetet 5.8 ballë për të gjithë njerëzit kudo ku janë, por ama efektet në Washington janë zero, ndërsa për ata në Durrës janë të shumta. Sa më afër burimit të jesh, aq më tepër efekte dëmtuese ka tërmeti. Është edhe struktura e gjithë tokës, nga burimi i energjisë, deri aty ku shohim pasojat e tërmetit”, deklaroi inxhinieri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

17:21 / August 2, 2026

Kontrolle “blic” në Tiranë e Fushë Krujë, pranga 2 personave/ Sekuestrohen kokainë, armë të ftohta dhe një automjet luksoz

15:39 / August 2, 2026

“300 mijë shqiptarë kalojnë çdo verë nga korridori Kroaci-Mali i Zi”, MJ: Po punojmë me autoritetet për të ulur pritjet në pikat kufitare

14:57 / August 2, 2026

Debati për konsullatën serbe në Shkodër dhe atë shqiptare në Luginën e Preshevës, ministri Ferit Hoxha: Nuk cenon sovranitetin, Shqipëria mbron interesat e saj

12:45 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.