Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Inxhinieri zbulon se cilat ndërtesa janë më të sigurta nga tërmetet

21:24 / February 15, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
termet lajm i fundit 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është krijuar përshtypja se pallatet e bëra gjatë kohës së Enver Hoxhës, siç shumë kush i njeh, janë më të sigurta në rast të një tërmeti, por inxhinieri Dhimitër Papa thekson se ky është një perceptim i gabuar.

Në një intervistë Papa tha se ndërtesat pas viteve 2000 janë më të sigurta për shkak se janë ndërtuar sipas standardeve të Bashkimit Europian.

“I ndajmë ndërtesat në ato të viteve ’90 mes viteve ‘90-2000 dhe pas 2000, të fundit janë sipas standardeve europiane, ky është një avantazh. Garancia e një strukture nuk varet nga numri i kateve. Niveli i sigurisë varet nga kualiteti i projektimit dhe nga kualiteti i zbatimit dhe i ndërtimit. Ndërtesat para viteve ’90 kanë mangësitë e tyre. Si të normave të ndërtimit, se kanë respektuar normat e aso kohe, por normat kanë evoluuar. Që do të thotë janë të pasigurta. Çfarë duhet bëhet? Duhet të kontrollojnë strukturat, të marrim masë paraprake. Është një procedurë. Nuk duhet të presim një tërmet të ardhshëm. Kontrolli i strukturave përfaqëson një procedurë të përcaktuar nga ministria, duke nisur nga elementët, natyra e strukturat, bëhen llogaritjet nga inxhinierët, dhe pastaj thuhet nëse e përballon  tërmetin e ardhshëm”, tha Papa.

Ai ka treguar edhe mënyrat se si mund të bëhet verifikimi i një godine nëse është rezistent ndaj lëkundjeve të tërmetit, ose jo.

“Drejtojuni një inxhinieri të njohur, verifikimi fillon me gjetjen e projekteve ekzistuese, kontrollohet nëse projekti ka qenë i saktë apo jo, pastaj a është zbatuar qartë. Nëse projekti nuk ekziston, objekti matet, futet në program modelohet dhe i vihen ngarkesat dhe pasi bëhet ky verifikim dilet në përftimin nëse është rezistent ose jo”, deklaroi Papa.

Teoritë e konspiracionit se tërmeti në Turqi edhe nga mbi toka dhe jo nëntoka, Papa i ka quajtur “përralla me mbret”, që nuk janë aspak të vërteta.

“Janë përralla me mbret, nuk ka asnjë forcë të prodhuar nga njeriu që mund të shkaktojë tërmet kaq të madh dhe të prodhojë një energji kaq të madhe”, shtoi inxhinieri.

Shkenca ka përparuar, mirëpo ende nuk është bërë e mundur që tërmetet të parashikohen. Këtë e konfirmon edhe inxhinieri, që thotë se ka pasur tentativa, por jo gjithmonë kanë rezultuar të suksesshme.

“Tërmetet drejtpërdrejtë nuk janë të parashikueshme, mirëpo ka metoda, duke nisur nga horizonti i nivelit të ujërave nëntokosorë, nga statistikat e kaluara, edhe nga reagimi i kafshëve ka ndodhur që kanë parashikuar tërmetin, por jo gjithmonë është preçis. Në kontaktin e pllakave ka akumulim të energjisë, por nuk e kemi zgjidhur se kur do të shkarkojë këtë energji”, shtoi inxhinieri për report tv. Inxhinieri i qetësoi qytetarët shqiptarë se nuk ka gjasa që një tërmet i atyre përmasave si në Turqi që të ndodhë edhe në Shqipëri.

“Një tërmet i kësaj madhësie nuk ndodh, nuk jemi pjesë e zonave me sizmitet kaq të lartë. Maksimali është 9 ballë, ndërkohë tërmeti në Turqi ishte deri 11.5 ballë, ndërkohë që shkalla maksimale është 12 ballë. Kemi një klasifikim tërmetesh. Tek ne është maksimumi 9 ballë”, tha ai.
Në këtë kuadër, inxhinieri, tregon se cilat janë zonat më sizmike në vendin tonë.

“Pikat më të nxehta në Shqipëri janë plazhi dhe këneta e Durrësit, të pasuara nga bregdeti i Vlorës deri në Sarandë. Saranda është zona më sizmike. Dhe Korça, gjithashtu, përfundoi Papa.

inxhinieri ndertesat termetet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sherri në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, arrestohet 27-vjeçari që u konfrontua me këshilltarin demokrat

21:18 / November 10, 2025

SPAK e thërret për 21 Janarin, Ngjela: Berisha do të shoqërohet me forcë nëse nuk paraqitet

19:27 / November 10, 2025

Kreu 20 ditë burg, Sarkozy thyen heshtjen pas lirimit: E vërteta do të triumfojë!

19:10 / November 10, 2025

Zaloshnja: 2/3 e votuesve të PD nuk votuan të dielën, kurse 8/10 e socialistëve votuan në shi e rrebesh

18:51 / November 10, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.