Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Inxhinieria: Dy zonat ku s’duhet të ndërtohet në Durrës! Pallatet në breg i “ha” deti

21:44 / November 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Inxhinieria e ndërtimit Luljeta Bozo e ftuar në studion e emisionit “Pa Protokoll” u shpreh se në zonat ku u shembën godinat nga tërmeti në Durrës, Kënetë dhe Plazh nuk është e lejuar që të ndërtohet, por asgjë nuk është marrë në konsideratë.

“Para 1990 kishim rregulla shumë strikte në ndërtim, tani janë të kolapsura. Në atë tokë, Këneta nuk duhet ndërtuar për dy arsye, se është nën nivelin e detit dhe ka dhera problematikë. Është evidentuar nga sizmologët si terren i papërshtatshëm. Ajo dhe plazhi i Durrësit, janë evidentuar që pas 1981. Pas 1990 të gjithë u bënë inxhinierë.

Te pallati në breg të detit, është futur tre kate nën tokë, por nuk e di nëse themelet i ka llogaritur për të gjitha katet që ka ngritur. Ai shpëtoi tani nga tërmeti, por ai rrezikun më të madh e ka nga deti, do ta hanë rrymat detare” tha ajo.  Ndërkohë që sizmologu Edmond Dushi tha se numri i pasgoditjeve deri tani nga tërmeti kryesor ka arritur mbi një mijë. “Ka kaluar një mijë pasgoditje, por shumica prej tyre nuk kanë impakt” tha ai.

Psikologia Aurela Agalliu e cilësoi panikun që shkaktoi tërmeti si traumë kolektive. “Njerëzit të punojnë më shumë me komunikim në grup, pasi është traumë kolektive. Duhet të ngrihen ekipe të caktuara për të bërë të mundur daljen nga përjetimi i situatës. Ndarja e ngjarjeve lehtëson njerëzit. Ka pasur shumë njerëz që kanë ardhur për konsulencë”.

luljeta bozo pallatet ne breg i ha deti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.