Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Inxhinierja Luljeta Bozo: Për rindërtim të paguajë edhe individi. Në qytet të mbajë përgjegjësi kush ka ndërhyrë në pallat

17:57 / December 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Inxhinierja Luljeta Bozo në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo thotë se edhe banorët të cilët kanë pësuar dëme në shtëpitë e tyre duhet të japin kontribut financiar për rindërtimin, përveç mbështetjes nga shteti.

Bozo foli në mbledhjen e dytë të Komitetit të Rindërtimit, dhe shprehu shqetësimin se shumë ndërtesa në zonat e goditura janë bërë pa inxhinierë dhe teknikë.

“Kush duhet të japë kontribut, individi apo vetëm shteti? Unë them që duhet të japë edhe individi kontributin e tij, megjithëse s’ka faj i shkreti. E ka bërë shtëpinë pa themel, mirë pa inxhinier, por pa teknik? Duhet të mbajnë përgjegjësinë financiare dhe ata që kanë bërë me kokën e vetë.

Në qytet është i mbyllur problemi pothuajse. Në qytet do të ketë një problem tjetër pastaj pak më vonë. Të mblidhet i gjithë fshati, të klasifikohen këto dhe t’i thonë ky është projekti, kaq do paguajë shteti, kaq individi. Do bëhet me transparencë, ata bashkë jetojnë e shikojnë se si bëhet aty nuk ka kush ja hedh tjetrit”, u shpreh Bozo.

Inxhinierja Bozo tha tha se në qytete ekziston problemi i ndërhyrjeve në infrastukturën e pallatit. Këta persona duhet të përgjigjen, tha Bozo.

“Në qytet ka aq shumë ndërhyrje sa që unë nuk jam e sigurtë çfarë bëhet më vonë. Kanë ndërhyrë banorët kanë hequr kolona, muret. Këto janë ndërhyrje që i kanë bërë banorët, se çfarë do të bëjë hetuesia është punë tjetër. Por këta banorë duhet të përgjigjen, se si qenka kjo punë kështu”, u shpreh inxhinierja Bozo.

luljeta bozo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.