Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

IOM: Mbi 29 mijë emigrantë vdiqën në rrugën drejt Evropës që nga viti 2014

20:02 / October 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
evrope
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më shumë se 29.000 njerëz kanë vdekur teksa kanë tentuar të migrojnë në Evropë prej vitit 2014, ka thënë Organizata Ndërkombëtare për Migrim në raportin e saj të fundit.

Mbi 5.000 viktima janë regjistruar vetëm në dy vjetët e fundit.

Projekti i agjencisë së OKB-së për migrantët e zhdukur, ka paralajmëruar për “rritje të numrit të vdekjeve në Mesdhe, në kufijtë tokësorë të Evropës dhe brenda kontinentit”.

Sipas raportit, rruga më vdekjeprurëse vazhdon të jetë në qendër të Mesdheut, ku 2.836 migrantë dhe refugjatë kanë vdekur prej janarit të vitit 2021, teksa kanë tentuar të arrijnë në Itali apo Maltë nga Libia dhe Tunizia.

Sipas raportit, rritje e numrit të viktimave është vërejtur edhe në kufijtë evropianë, duke përmendur Greqinë, Ballkanin Perëndimor dhe Kanalin Anglez.

Shumë prej vdekjeve “do të mund të parandaloheshin nga ndihma efektive për migrantët”, është thënë në raport.

Për herë të parë, në raport janë përmendur edhe vdekjet e lidhura me dëbimet e migrantëve nga autoritetet evropiane.

Sipas raportit, që është bazuar në raportimet e dëshmitarëve, 252 persona kanë vdekur si pasojë e dëbimeve.

Kthimi mbrapsht i migrantëve është vepër e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar dhe atij të Bashkimit Evropian, sepse në atë rast shkelet e drejta e një njeriu për të kërkuar azil./ rel

2014 emigrante evrope humbje jete
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.