Ministria e Punëve të Jashtme në Teheran deklaroi të hënën askush nuk ka të drejtë të bëjë akuza kundër Iranit për sulmin e së premtes ndaj Salman Rushdie.
Shkrimtari, me origjinë nga India, me pasaportë britanike, ka jetuar nën kërcënimin e vdekjes për dekada që kur shkrimi i tij zemëroi autoritetet fetare në Iran, kështu që disa myslimanë besojnë se romani i Rushdie i vitit 1988 “Vargjet Satanike” përmban pasazhe blasfemuese.
Rushdie po shërohet, pasi u godit disa herë me thikë përpara një daljeje publike në shtetin e Nju Jorkut.