Këtë mbrëmje Irani ka nisur sulmin hakmarrës ndaj Izraelit duke lëshuar dhjetëra drone kamikazë, të cilët raportohet se do të duan disa orë që të godasin objektivat.
Teherani kishte paralajmëruar prej ditësh se do të përgjigjej ashpër ndaj izraelitëve, pasi këta të fundit bombarduan konsullatën iraniane në Siri, duke vrarë 7 persona që ndodheshin brenda.
Teksa zyrtarët amerikanë paralajmëruan më herët për sulmin masiv iranian në përgjigje të sulmit izraelit në ambasadën e Iranit në Damask, Garda Revolucionare e Iranit konfiskoi të shtunën një anije transporti që “lidhet me regjimin zionist (të Izraelit)” afër Ngushticës së Hormuzit”,-njoftuan mediat shtetërore në Teheran.
Shtëpia e Bardhë kritikoi konfiskimin e anijes së transportit, e cila është pronë britanike.