Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Irani: Perëndimi shtrembëron të vërtetën për situatën në Gaza, justifikojnë mizoritë e tyre

11:18 / October 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Hossein Amirabdollahian
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian, në një takim gjatë mbrëmjes së djeshme me presidentin sirian Bashar Assad, tha se Perëndimi po shtrembëronte të vërtetën për situatën në Gaza, duke justifikuar mizoritë e tyre.

“Vendet perëndimore përpiqen të shtrembërojnë realitetin e Gazës për të justifikuar mizoritë e sionistëve dhe për të legjitimuar këto krime”, tha Amirabdollahian.

Ai shtoi se SHBA po ofron mbështetje ushtarake kundër palestinezëve. Po ashtu tha se vrasja brutale e njerëzve në Gaza ishte një krim lufte.

“Ata u bëjnë thirrje të gjitha palëve në konflikt të tregojnë përmbajtje, me përjashtim të regjimit sionist. Shtetet e Bashkuara nuk mund të bëjnë thirrje për përmbajtje dhe ndërkohë të ofrojnë mbështetje ushtarake për regjimin sionist për ta përdorur atë kundër palestinezëve. Vrasja brutale e njerëzve në Gaza nga sionistët, bombardimi dhe rrethimi i kësaj zone janë një krim lufte”, tha Amirabdollahian duke nënvizuar se Rezistenca është e aftë të mbajë veten për një kohë të gjatë kundër Izraelit.

Presidenti sirian, nga ana e tij, tha se “sionistët dhe mbështetësit e tyre, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore, përpiqen ta kthejnë situatën në të kaluarën pas fitores së fundit palestineze ose të përdorin sulmet e Hamasit si një justifikim për të shkatërruar Rezistencë”.

“Arsyeja e mbështetjes së Perëndimit për regjimin sionist është shqetësimi i tyre për rrezikun e një kolapsi të regjimit, për shkak të krizës së tij politike dhe ekonomike”, shtoi ai.

Hossein Amirabdollahian iranit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.