Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Iranianët marshim gjigant në Stokholm/ Thirrje për llogaridhënie dhe drejtësi

22:32 / July 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
iranianet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të shtunën mijëra iranianë, mbështetës të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) dhe Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) zhvilluan një tubim në Stokholm të Suedisë. Në këtë marshim morën pjesë edhe disa deputetë suedezë dhe politikanë të njohur europianë.

Mbledhja masive vjen pasi një gjykatë në Stokholm dënoi me burgim të përjetshëm Hamid Noury-n, një zyrtar i burgut iranian i përfshirë në masakrën e vitit 1988.

Noury u arrestua në vitin 2019 në Suedi në kontekstin e Juridiksionit Universal dhe për pjesëmarrjen e tij në gjenocidin e vitit 1988 ndaj 30,000 të burgosurve politikë, kryesisht anëtarë të MEK. Vendimi i gjykatës theksoi gjithashtu se anëtarët e MEK ishin objektivi kryesor i këtij gjenocidi.

Në gjyqin e Noury-t u paraqitën rrëfime rrëqethëse nga të mbijetuarit e masakrës të atyre ditëve të zeza në burgun Gohardasht në Karaj, në perëndim të Teheranit, ku Noury punonte si zëvendësdrejtor i burgut. Njëkohësisht me gjyqin e tij, i cili zgjati 33 muaj, mbështetësit e MEK dhe familjarët e viktimave të vitit 1988 zhvilluan një protestë para gjykatës.

Mesazhi i tubimit ishte nevoja për të mbajtur përgjegjësi të gjithë autorët e masakrës së 1988-ës, përfshirë presidentin aktual të regjimit Ebrahim Raisi, anëtar i “Komisionit të Vdekjes” të Teheranit, i cili ishte përgjegjës për dënimin e të burgosurve me ekzekutim.

iran marshim stokholm
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.