Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Iranianët vajtojnë vdekjen e presidentit, burra e gra qajnë në shesh! Në rrjetet sociale nis festa

20:24 / May 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
iran
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbështetësit e qeverisë iraniane kanë filluar të derdhen në sheshet e Teheranit për ceremoninë e zisë, që nga momenti kur u konfirmua vdekja e presidentit Ebrahim Raisi.

Vajtuesit janë mbledhur në sheshin Vali-e-Asr në qendër të qytetit, duke mbajtur postera të Raisit dhe duke valëvitur flamujt palestinezë. Në pamjet e publikuara nga Associated Press duken disa burra në lot teksa mbajnë shtrënguar rruazat e lutjes dhe qajnë. Gra të veshura tërësisht me të zeza mbajnë në duar fotot e udhëheqësit të vdekur.

Megjithatë, raporton BBC, shume iranianë po festojnë vrasjen e Raisit në rrjetet sociale, por po përballen me kërcënime nga mbështetësit më aktivë të qeverisë.

Kleriku Moahmamd Mohamadi Tabar, në një postim në X shkruan se njerëzit “duhet të luten që Raisi ka mbijetuar dhe është mirë, përndryshe ne do t’u japim një goditje të fortë”. Këto kërcënime nuk kufizohen vetëm në mediat sociale të mbështetësve të regjimit. Krerët e drejtësisë kanë paralajmëruar se pjesëmarrësit në sjellje të tilla do të ndiqen penalisht.

Për presidentin iranian, ministrin e Jashtëm Hossein Amirabdollahian dhe anëtarët e tjerë të delegacionit të tyre, që u vdiqën në një aksident me helikopter në Iran të dielën, Iraku ka shpallur të martën ditë zie. Edhe Pakistani ka shpallur një ditë zie, ndërsa Libani dhe Siria njoftuan tre ditë zie.

iranianet president vajtim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.