Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Irena Gjoka letër KLGJ-së: Kur plotësova “dekriminalizimim” s’kisha dijeni për procesin në Greqi

19:58 / January 23, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
41768918558 IrenaGjoka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, pretendon se nuk qe njoftuar kurrë, në asnjë lloj forme, se është dënuar nga një gjykatë greke.

Në një letër shpjeguese drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, gjyqtarja Gjoka sqaron arsyen se përse në formularin e dekriminalizimit, nuk ka deklaruar se është dënuar me vendim gjykate në Greqi, për falsifikim vize.

Gjyqtarja thotë pikë së pari se nuk ka kryer asnjë shkelje të këtij lloji, por përkundrazi, më datë 24 dhjetor të vitit 2002 ajo ka tentuar të futet në Greqi nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës, ku i është ndaluar hyrja në territorin grek, në mënyrë të pashpjegueshme. E njëjta gjë ka ndodhur dhe më 13 shkurt 2003, ndaj magjistratja tregon se reagoi duke autorizuar “shtetasin Andon Konomi/Ikonomou (ky shtetas nuk ka pasur cilësinë e avokatit) për të kundërshtuar për llogari timen, masën administrative të marrë në mënyrë të paligjshme dhe arbitrare nga autoritetet greke, pranë Ministrisë së Rendit Publik Athinë”.

Gjykata e Janinës rezulton ta ketë dënuar Gjokën me tre muaj burgim dhe 1500 Euro Gjobë. Dënimi me burgim është konvertuar me gjobë në masën 4,4 Euro në ditë.

Irena Gjoka thekson në shkresën e saj drejtuar KLGJ-së se i gjithë procesi gjyqësor dhe të gjitha hapat e tjerë proceduralë janë zhvilluar pa praninë dhe përfshirjen e saj, duke cënuar kështu parimin e një procesi të rregullt ligjor.

“Në procesin penal, siç rezulton nga përmbajtja e vendimit, jam  hetuar dhe gjykuar në mungesë. Nuk kam pasur asnjë dijeni zyrtare dhe faktike për procesin hetimor dhe gjykimin e zhvilluar ndaj meje”,– shkruan Gjoka.

Më tej, gjyqtarja e GJKKO-së arsyeton se nuk është njoftuar për një vendim të tillë nga autoritetet greke. Ajo thotë se togat e zeza në Greqi nuk morën masat e nevojshme për t’i komunikuar vendimin, por për të plotësuar një detyrim proceduarial, vendosën shpalljen e vendimit në një fshat të Janinës, me të cilin Irena Gjoka nuk kishtë asnjë lidhje dhe as që e kishte vizituar.

“Njoftimi për gjykimin e çështjes është publikuar në një fshat afër kufirit, vend me të cilin nuk kam asnjë lidhje. Konkretisht, nga përmbajtja e vendimit nr.1447/2005, datë 07.06.2025, rezulton se fletëthirrja nr.408/2004, e lëshuar nga prokurori i Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë, i është dorëzuar sipas ligjit dhe brenda afatit, Kryetarit të Bashkisë Delvinaki, Janinë, nga punonjësi i policisë së Rajonit të Policisë Kakavijë, Janinë, sepse vendbanimi i të pandehurit është i panjohur. Kjo fletëthirrje është shpallur nga nëpunësi i Bashkisë në stendën e afishimeve publike. Për sa më sipër, ritheksoj se nuk kam marrë asnjëherë njoftim faktik dhe ligjor mbi procesin e zhvilluar ndaj meje në shtetin grek, për sa kohë mënyra e përzgjedhur e njoftimit, ajo e shpalljes publike pranë Bashkisë Delvinaki Janinë, nuk ka garantuar të drejtën time thelbësore për të marrë dijeni lidhur me këtë proces”,- thotë Gjoka.

Por, pavarësisht dënimit të dhënë në shkelje të parimit për një proces të rregullt ligjor, magjistratja shpjegon se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë nuk lë gjurmë në dosjen e saj, pasi ai u arkivua bazuar në ligjin grek “Papaligouras” që kishte hyrë në fuqi pak ditë pas dënimit të dhënë për të, që thoshte se “dënimet e dhëna me vendime të shpallura deri në botimin e këtij ligji, me kohëzgjatje deri në gjashtë muaj, me kusht që ato të mos jenë bërë të pakthyeshme (të formës së prerë) dhe të mos jenë vuajtur domosdoshmërisht deri në botimin e këtij ligji, parashkruhen dhe nuk ekzekutohen me kusht që personi i dënuar brenda tetëmbëdhjetë muajve nga botimi i këtij ligji të mos kryejë një vepër të re penale të kryer me dashje, për të cilën ai do të dënohet në mënyrë të pakthyeshme në çdo kohë me një dënim me heqje lirie mbi gjashtë muaj”.

Sipas edhe interpretimit të kryer nga GJEDNJ , në çështjen Panou kundër Greqisë,  vendimi i dënimit i arkivuar sipas këtij ligji grek – thotë Gjoka – konsiderohet i paqenë, dhe është i barabartë me pafajsinë.

“Dënimi nuk u regjistrua kurrë në regjistrin penal, dhe për rrjedhojë, dënimi konsiderohet juridikisht sikur të mos ketë ekzistuar kurrë”,- arsyeton Gjoka.

Se përse Gjoka nuk u tregua transparente në formularin e dekriminalizmit ajo argumenton se “siç rezulton qartësisht nga dokumentacioni i administruar, nuk kam pasur asnjë dijeni për  hetimin, gjykimin dhe dënimin e marrë  nga Gjykata e Janinës” dhe se “në mungesë të dijenisë, nuk mund t’i përgjigjesha me “po” pyetjeve në formular që kanë të bëjnë me hetimin, gjykimin apo dënimin nga Gjykata e Janinës”.

dijeni Greqi Irena Gjoka klgj procesin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.