Kryeministri Edi Rama i përdor shumë batutat, dhe nuk munguan as fjalën e mbajtur në Forumin Europian “Wachau” për temën “Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE”, ku foli për “luftën” në Ballkanin Perëndimor.
“Në Ballkan ne kemi gjithnjë në mendje se jemi më të vjetrit. Ne, shqiptarët mendojmë se jemi më të vjetrit, ata që erdhën pas majmunëve në Evolucionin e Darvinit. Po të pyesësh serbët nuk të lënë hapësirë, lëre pastaj grekët, të cilët edhe mund të pretendojnë se vetë majmunët erdhën pas grekëve. Le të shkojmë tek turqit. Ata mund të nisin një zënkë të madhe, edhe për kafen, nëse është kafe turke apo kafe greke. Një kafe mjaft e fortë që më mirë mos ta provoni”.
