Duke marr shkas nga zhvillimet e fundit politike në vend, ish-deputeti Myslim Murrizi gjykon se qytetarët janë indiferentë për politikën, ndërsa shton me ironi se interesi i tyre më i madh është Luzi Ejlli dhe performanca e tij në “Big Brother”.
“Është një e drejtë kushtetuese e opozitës. Është e drejtë e çdo opozite, është e drejtë akoma më e madhe e qytetarëve që mos interesoheshin … se qytetarët e kanë hallin a do marrë para Luizi në “Big Brother” apo jo, këtë hall kanë”, u shpreh ai.
“Vetëm Luizi mund t’i nxjerrë njerëzit. Ftojmë Luizin të dalë në protestë se nuk ka qytetari të dalë. Vetëm Luizi mund ta rrëzojë Ramën.”