Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ironizon Paloka: Rama, as sa Gattuso, që dështoi dhe u dorëhoq

16:10 / May 31, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vlcsnap 2019 05 31 13h16m14s98 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Java po mbyllet me 3 ngjarje politike. Komisioni Europian rekomandoi çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE; PS do të çelë zyrtarisht fushatën elektorale, ndërsa opozita zhvillon një ditë më pas, pra të dielën protestën e 7 kombëtare. Edi Paloka, nënkryetar i PD-së ishte sot në Top Talk për të folur për këto ngjarje.

Gjatë intervistës së dhënë për Top Talk, zoti Paloka tha se është fatkeqësi që Edi Rama nuk tërhiqet, duke e ironizuar me anë të një paralelizmi me Gatusson, ish-trajnerin e Milanit, që dështoi në misionin e tij dhe dha dorëheqjen.

“Është fatkeqësi që Edi Rama nuk tërhiqet sepse nuk është presioni i opozitës që duhet ta detyronte këtë Kryeministër që të reagonte. Janë një sërë faktorësh që një njeri normal, një Kryeministër normal do e kishte bërë me kohë që të reflektonte. Nuk e kam fjalën për të gjithë ato skandale që ai ka rreshtuar në këto vite, por për ngjarjet e fundit dhe për ato fakte që kanë dalë në lidhje me dy dosjet e përgjimeve  ku rezulton se funksionarë të Partisë Socialiste që në bashkëpunim me kriminelë blejnë votat. Janë  këto fakte që janë edhe shtysa e fundit që neve na kanë nxjerrë në rrugë. Sot jemi aty për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kryeministri vazhdon me këmbënguljen e tij për të mos u tërhequr.  Për sa i përket shkeljes së Kushtetutës e ka kërkuar ky zotëria vetë dhe është shtyrë data e zgjedhjeve. Rasti i fundit ka qenë rasti i fundit i Kavajës, dy ditë përpara zgjedhjeve dhe janë shtyrë me disa muaj.

Ne nuk kemi më asgjë për të humbur. Ky zotëria  është kapur duke blerë zgjedhje që në zgjedhjet e para, të zhvilluara në 2013 në Korçë. Zgjedhje krejtësisht të mbyllura dhe pa asnjë nevojë që ky t’i manipulonte. Në Dibër, sikur fare të mos kishte prova, të mos ishte ajo dosja “Nr 184” fare, vetëm me logjikën e një njeriu normal, që thotë Dibra historikisht e djathtë herën e fundit që fitoi PS, fitoi si fitoi ndodhi një skandal. Largohet Kryetari i Bashkisë me një skandal dhe në vend që skandali t’i kthehet kundër një zone të djathtë, fiton Partia Socialiste me 4 mijë vota para. Që këtu njeriu normal thotë se ka diçka që nuk shkon. Por sot nuk jemi përpara kësaj, por kemi një dosje. Ky as Gattuso nuk është, as sa Gattuso, ish-trajneri i Milanit që dështoi në kampionat dhe tha ‘unë po iki, do ta mbyll mandatin’. Ndërsa ky nuk ikën se thotë se kontratë me qytetarët”, tha Paloka.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë/Braçe del kundër mazhorancës, opozita bojkoton seancën

15:47 / July 16, 2026

Rama: “Nuk e kam harruar Martin Canin”, Smart City: Do të mundësojë që parandalimi të ngrihet në një nivel tjetër

15:05 / July 16, 2026

Kumbaro: “Smart City” do të rrisë sigurinë në shkolla, teknologjia do të ndihmojë në parandalimin e incidenteve

14:58 / July 16, 2026

Rama: Me Smart City nuk do të ketë më makina të djegura pas krimeve, inteligjenca artificiale do të parandalojë ngjarjet

14:54 / July 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.