Presidenti Ilir Meta u shpreh mbrëmjen e sotme se para Shqipërisë nuk pyet as për familjen e fëmijët e tij.
Ai shtoi se edhe fëmijët e tij të shuhen si ata të familjes Jashari nëse lind nevoja për të mbrojtur vendin.
“Ka dy institucione qe nuk tunden, populli dhe Presidenti i Republikës. Ilir Meta para Shqipërisë nuk pyet as për fëmijët e tij. Edhe fëmijët e Ilir Metës të shuhen si fëmijët e Adem Jasharit, po qe nevoja për të mbrojtur Shqipërinë,“-tha Meta.
