Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Isa Sakja zyrtarizon kandidaturën, futet në garë për Bashkinë e Kavajës

17:24 / October 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
isa sakja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryebashkiaku i Kavajës Isa Sakja ka shprehur dëshirën për të garuar në primaret e PD, prej nga do dalin dhe kandidatët zyrtarë për Kryetar Bashkie. Përmes një postimi në rrjete sociale, Sakja thekson se “të guxosh të konkurosh për t’ju përfaqësuar Ju , interesat tuaja, shpirtin tuaj demokratik është për mua një detyrim dhe një mision njëkohësisht”.

Postimi i Isa Sakjes

Të dashur qytetarë të Bashkisë së madhe Kavajë,
Pas konsultimeve e takimeve me Ju, që më mbështesni e më frymëzoni, vendosa të shpall kandidaturën time për postin e Kryetarit të Bashkisë Kavajë.
“Të ecim përpara e me guxim drejt fitores sonë të pandalshme!”
Askush nga ne nuk mund ta durojë më këtë bllokim të demokracisë si të ngecur në një trafik që nuk lëviz më nga kapaciteti i ulët qeverisës, nga babëzia e madhe e qeveritarëve për të marrë gjithçka për vehten dhe një grup të vogël oligarkësh që i rrethon.
Zgjedhjet konkuruese prodhojne demokraci.
E gjithë jeta është përpjekje për të realizuar një qëllim, e vetmja zgjedhje që ne mund të bëjmë është të zgjedhim qëllimin e drejtë.
Në 14 maj 2023 ne, populli i Kavajës e kemi zgjedhur qëllimin tonë: ne do të rikthejmë demokracinë në pushtetin lokal.
Ne do të rivendosim marrëdhënien e drejtë me çdo qytetar e grup interesi e do t’i marrin vendimet vetëm nëpërmjet konsultimit të gjerë me qytetarët dhe në interesin e tyre publik.
Të guxosh të konkurosh për t’ju përfaqësuar Ju , interesat tuaja, shpirtin tuaj demokratik është për mua një detyrim dhe një mision njëkohësisht i cili nis sot dhe do të përfundojë me 14 maj me fitoren tuaj të Bashkisë Kavajë.
Sepse ne së nashku kemi guximin, kemi energjinë pozitive, kemi dashurinë për qytetin, kemi eksperiencën, ndaj do të kemi edhe FITOREN!
Skuadra jonë e madhe; bashkimi i gjithe qytetareve te Kavajes, motra e vëllezër në shpirt , si dhe besa që i kemi dhënë historisë e njëri- tjetrit për çuarjen përpara të vlerave të demokracisë dhe ripërtëritjen e qytetit nuk mund të njohë tjetër, veçse FITORE!
Ajo i do guximtarët!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Banka Botërore vlerëson ekonominë shqiptare: Papunësia ka regjistruar nivelet më të ulëta historike

13:11 / October 27, 2026

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

12:34 / October 27, 2026

Çuçi: Dhuna ndaj policisë është e patolerueshme, protestuesit me molotov duhet të ndëshkohen nga ligji

12:31 / October 27, 2026

“Nuk largohem nga detyra”/ Rama për median greke/ Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me molotov

10:07 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.