Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ish-agjenti i kundërzbulimit në FBI ndihmoi oligarkun rus

22:28 / January 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
FBI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndaj një ish-zyrtari të lartë të kundërzbulimit në FBI janë ngritur akuza për shkak se ndihmoi një oligark rus, në shkelje të sanksioneve amerikane. Gjithashtu, ndaj tij janë ngritur akuza të tjera në kuadrin e një proçesi tjetër hetimor, për shkak se mori para të thata nga një ish-oficer i shërbimeve të sigurisë të një vendi tjetër.

Charles McGonigal, agjenti special që drejtonte divizionin e kundërzbulimit në New York gjatë periudhës 2016-2018, akuzohet në një padi të bërë të njohur të hënën se bashkëpunoi me një ish-diplomat sovjetik, që tashmë punonte si përkthyes për miliarderin rus Oleg Deripaska.

McGonigal, i cili drejtonte hetimet për oligarkët rusë, përfshirë për zotin Deripaska, përpara se të dilte në pension në vitin 2018, akuzohet se punoi për të hequr sanksionet ndaj tij në vitin 2019 dhe se mori para prej tij në vitin 2021 për të hetuar një oligark rival.

McGonigal, 54 vjeç, dhe përkthyesi Sergey Shestakov, 69 vjeç, u arrestuan të shtunën. McGonigal u ndalua pasi zbriti në Aeroportin Ndërkombëtar “John F. Kennedy”. Ata pritet të dalin të hënën përpara gjykatës në Manhatan dhe po mbahen në burgun federal në Bruklin.

McGonigal dhe Shestakov akuzohen për shkelje, si dhe për konspiracion për të shkelur Ligjin për Autorizimin për Emergjencat Ekonomike Ndërkombëtare, për konspiracion për pastrim parash dhe për pastrim parash. Shestakov akuzohet gjithashtu se ka bërë deklarata të rreme për FBI-në.

agjenti fbi oligarku rus
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.