Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ish-agjenti i lartë i FBI-së, Charles McGonigal dënohet me më shumë se 4 vjet burg

22:40 / December 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mcgonigal
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-agjenti i lartë i FBI-së, Charles McGonigal është dënuar me më shumë se 4 vjet burg për ndihmën e një oligarku rus që kërkonte të hiqej nga një listë sanksionesh amerikane. 55-vjeçari, u deklarua fajtor në muajin gusht për një akuzë për komplot për pastrim parash.

McGonigal është një nga agjentët më të lartë të FBI-së që është akuzuar ndonjëherë për një krim, raporton ‘BBC’. Ai akuzohet gjithashtu se ka fshehur 225,000 dollarë (176,000 £) në pagesa nga një agjent shqiptar, ndërsa punonte ende për FBI-në. Prokurorët kishin kërkuar pesë vjet burg për çështjen e Nju Jorkut, ndërsa McGonigal nuk kishte kërkuar kohë pas hekurave. McGonigal ishte agjenti special i ngarkuar me divizionin e kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork përpara se të tërhiqej në vitin 2018. Në atë rol, ai kishte për detyrë të hetonte oligarkët rusë.

Para se të jepej dënimi i tij me 50 muaj, McGonigal shprehu keqardhje për veprimet e tij.

“Kam kryer një krim dhe si ish-agjent special i FBI-së më shkakton dhimbje ekstreme emocionale dhe fizike,” ai i tha gjykatëses Jennifer Rearden.

“Unë qëndroj para jush sot me një ndjenjë të thellë pendimi.”

Rearden tha se McGonigal kishte dhënë “kontribute të jashtëzakonshme”; përmes punës së tij kundër spiunazhit, por krimet e tij i quajti “jashtëzakonisht të rënda”.

Ai është urdhëruar të dorëzohet tek autoritetet më 26 shkurt 2024.

Ai shërbeu si agjent special i ngarkuar me Divizionin e Kundërzbulimit të zyrës fushore të FBI-së në Nju Jork. Në atë pozicion, McGonigal mbikëqyri dhe mori pjesë në hetimet e oligarkëve rusë, duke përfshirë Oleg Deripaska, të cilëve u ofronte shërbime të palejueshme.

Burg charles mc gonigal fbi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.