Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ish-ambasadori amerikan Arvizu: Rusët kanë sofistikuar mënyrën se si ndërhyjnë në Shqipëri

21:30 / April 3, 20192 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
lajm1 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pak vite më parë, u përhap lajmi se rusët ishin kthyer në Pashaliman. Ishte një ngjarje e denjë për filmat e siunazhit, që nuk u zbardh kurrë plotësisht nga autoritetet shqiptare.

Bëhej fjalë për një grup shtetasish rusë të ndaluar nga Policia e Vlorës në bazën e Pashalimanit në 14 tetor 2016. Ndalimi i tyre u konfirmua nga burime ushtarake, policore por edhe diplomatike, por konstatimet e secilës palë ishin kontradiktore. Ndërkohë në media vërshuan dyshimet se bëhej fjalë për agjentë rusë të maskuar si gazetarë.

Synimi mesa duket ishte të fotografohej baza e Pashalimanit, e njëjta bazë ushtarake detare në Gjirin e Vlorës që ish-Bashkimi Sovjetik mori nën kontroll pas një marrëveshje me Shqipërinë komuniste në vitin 1957. Ishte koha kur Shqipëria u radhit mes 8 vendeve të Lindjes që nënshkruan Traktatin e Varshavës.

“Kam biseduar me miqtë e mi shqiptar dhe ata thonë që dihet se Shqipëria është vendi më pro amerikan në botë, Kosova mbase është e dyta, kishte një periudhë kur ishim pjesë e Traktatit të Varshavës kur rusët kishin shumë influencë, më pas kinezët, Enver Hoxha vendosi të qëndrojë i vetëm dhe tani jemi vendi më pro perëndimor në botë. Unë bie dakord me çdo gjë që ju thoni, por duhet të kuptojmë që rusët janë shumë të sofistikuar në përpjekjet e tyre. Ata kanë modernizuar mënyrën se si ndërhyjnë”, deklaroi ish-ambasadori amerikan, Arvizu.

Natyrisht, ish-ambasadori dhe të gjithë kolegët e tij e dinë shumë mirë se shqiptarët e bënë zgjedhjen e tyre drejt Perëndimit, që pasi rrëzuan komunizmin.

Politika e jashtme e vendit e ka treguar qartë në gjithë këto vite orientimin e saj pro amerikan dhe drejt BE-së. Megjithatë, në 5-vjeçarin e fundit, gjithnjë e më shumë politikanë, diplomatë e analistë po flasin për përpjekjet e Rusisë për të ndikuar në Shqipëri, ashtu si në vende të tjera të Ballkanit.

ambasadori amerikan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

21:17 / May 22, 2025

Prençi: Pse Berisha i la 220 mijë vota jashtë koalicionit opozitar?

20:00 / May 22, 2025

Kandidati i PD për deputet, Kopliku: Neni thotë qartë që ai që humb zgjedhjet jep dorëheqjen

19:40 / May 22, 2025

KQZ vulos rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit për qarqet Shkodër, Dibër, Korçë dhe Berat

18:44 / May 22, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.