Lidhja e Jonida Maliqit dhe Romeo Veshjat vijon që të komentohet, edhe shumë kohë pas ndarjes së tyre. Ata flasin gjithmonë pozitivisht për njëri-tjetrin sa herë u jepet rasti, rrjeti ka gjithmonë nga një koment për të bërë për ta.
E ftuar në premierën e filmit “5 Herë Jo”, këngëtarja Jonida Maliqi nuk shpëtoi nga pyetjet në lidhje me marrëdhënien që ka me Romeon, të cilin pa dyshim e ka ndeshur edhe gjatë premierës së filmit. E pyetur si është raporti i tyre sot, Jonida u përgjigj hapur.
“Shumë miqësor. Mua më vjen çudi ndonjëherë për atë realitetin që na përkon, në marrëdhëniet njerëzore, shoqërore dhe në ato që mund të kenë qenë në çift. E rëndësishme është të ruash etikën, edukatën, mirënjohjen, mbi të gjitha. Një njeri në jetë mund të ndryshojë gjithçka, por të shkuarën nuk e ndryshon. Ai që mohon të shkuarën, për mua ka probleme me veten. Në këtë rast, ne hyjmë te njerëzit që nuk kemi komplekse kundrejt historisë sonë”, tha ajo.
Romeo është një prej emrave që është lakuar më shumë për të qenë pjesë e BBV, por në rrjet qarkullon edhe emri i Jonidës. E pyetur për këtë, këngëtarja tha: “Kam pasur një ftesë nga “Big Brother” i parë. Mendoj që nuk jam personazh i “Big Brother”. Do t’i vija zjarrin asaj shtëpie…”