Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ish-deputeti Arben Ndoka kërkoi kokën e Bamit, hakmarrje për vrasjen e të vëllait. Në lojë u fut edhe nipi i tij

20:00 / May 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
planet 770x404 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SPAK ka zbardhur 12 ngjarje kriminale ku të përfshirë rezultojnë të paktën 50 persona për të cilët SPAK lëshoi edhe urdhër arreste. Ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka ka kërkuar eliminimin e Durim Bamit i njohur si i fortë i Niklës, pasi kishte dyshime të forta se ai kishte marrë pjesë në vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndokës në vitin 2017. Ndoka siguronte informacion për vendndodhjen e Bamit nëpërmjet Emiljano Shullazit ku ky i fundit komunikonte nga paraburgimi në aplikacionin sky me Marklen Hakën që i jepte të dhëna mbi lëvizjet e Bamit.

Shullazi ka komunikuar edhe me Santinlo Bashon për vrasjen e Leonard Dukës dhe Durim Bamit, pasi marrin pagesë të mirë. Madje për vrasjen e Bamit, Shullazi kërkon që ta realizojnë ata pasi personat që duan kokën e tij ofrojnë deri në 1 milion euro. Nga ana tjetër Ish-deputeti Ndoka çdo organizim që bën për vrasjen e Durim Bamit e konsulton me dhëndrin e tij Arian Tukun, ku i tregon të gjitha veprimet dhe komunikimet që ka kryer me persona të ndryshëm për realizimin e vrasjes.

Arben Ndoka, bashkëpunon edhe me nipin e tij Samuel Ndoka për të kryer ekzekutimin e Bamit, Samuel Ndoka mban kontakte me Gentian Bejtja i vrarë pak muaj më parë dhe Naim Stafukën, vëllai i Enver Stafukës që rezulton i zhdukur. Bejtja e Stafuka kanë siguruar informacion mbi lëvizjet dhe vendet që frekuenton Durim Bami, si dhe automjetet që përdor dhe oraret kur lëviz. Arben Ndoka bashkëpunon ngushte edhe me Ervis Martinaj me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bamit.

Në një episod grupi i Arben Ndokës siguron informacion se Bami ndodhej me pushime në Dhërimi dhe organizohen për të kryer vrasjen. Ndoka siguron makina dhe armë nga Martinaj dhe në të njëjtën kohë merr edhe mbështetje nga grupi i Avdylajve që nëse nuk kryhet vrasja në jug të qëllohet në momentin që mjeti i Durim bamit do të kalojë në Durrës. Sërish atentatit dështon. Sipas dosjes hetimore rezulton se Martinaj ka ofruar deri në 500 mijë euro për të vrarë fillimisht Durim Bamin dhe më pas pagesa do të rritej sërish, për të edhe vrarë vëllain e tij, Valterin. /abcnews.al/

Arben Ndoka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.