Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ish-deputeti biznesmen i PD-së çon në shtëpi 1 mijë punonjësit: E kam përjetuar personalisht përhapjen e koronavirusit

18:45 / March 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka vendosur të ndërprejë punën në kompanitë e tij në Tiranë, dhe të dërgojë në shtëpi rreth 1 mijë punonjës.

Shehaj, i cili është pronar i disa kompanive “call center” dhe “ëeb design”, thotë se vendimi ka qenë i vështirë por i domosdoshëm për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ai thotë se e ka përjetuar personalisht përhapjen e COVID-në Milano, ku edhe ka tregun kryesor të kompanive të tij.

Reagimi i plotë i Agron Shehajt:

E vetmja mënyrë të pengohet një epidemi e mundshme është qendrimi i njerëzve brenda, i të gjithëve, dhe dalja vetëm për nevoja të domosdoshme, si blerja e ushqimeve dhe ilaçeve.

Kjo nuk duhet të jetë zgjedhje e lirë, por detyrim!

Për këtë arsye kam vendosur ndërprerjen e punës në kompanitë e mia në Tiranë të rreth 1 mijë punonjësve dhe aktivizimi i punës nëpërmjet Smart Ëorking.

Pjesa më e madhe e tyre do të kenë mundësinë që të punojnë nga shtëpia duke përdorur teknologjinë.

Është vendim drastik, por fatkeqësisht është e vetmja mënyrë e sigurtë për të ruajtur shëndetin e bashkëpunëtorëve të mi dhe familjeve të tyre. Kam përjetuar personalisht përhapjen e koronavirusit ne Milano dhe jam i bindur që duhet të mësojmë nga gabimet në Itali edhe të marrim menjëherë masa drastike.

Të gjitha përkujdesjet mund të ndihmojnë për ndalimin e epidemisë, por e vetmja gjë e sigurt është kufizimi në maksimum i kontaktit mes njerëzve.

Lutem dhe uroj me gjithë zemër që ta kalojmë këtë fatkeqësi pa pasoja njerëzore dhe kosto të mëdha.

Agron Shehaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Spiralja e panevojshme ku po zhytet Agron Shehaj me “deklaratat” e pasurisë

21:03 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.