Bedri Hoxha ka mbajtur poste në rëndësishme në degën lokale të Partisë Demokratike Mat. Ai ka qenë 6 vjet kryetar i bashkisë Klos, 5 vjet kryetar i degës së PD-së rrethit Mat dhe 8 vjet deputet i PD-së. Në zgjedhjet politike të vitit 2017 PD nuk e kandidoi Hoxhën për deputet dhe ai dy vjet më vonë kandidoi i pavarur për kryetar bashkie në Klos. Që ateherë u tha se nuk do të ishte pjesë e strukturave të Partisë Demokratike.
Në 29 vjetorin e PD-së Mat ai u ndodh në qytetin e Burrelit. Nuk mbajti ndonjë fjalim pasi një pjesë e konsiderushme e demokratëve nuk kanë simpatinë e dikurshme. Kjo lidhet edhe me kandidimin e tij si i pavarur në zgjedhjet e 30 qershorit, duke përçarë demokratët e Klosit.
Në një prononcim të tij për mediat Hoxha tha se e ka shprehur më herët se lënia e mandateve është një gabim i rëndë i Partisë Demokratike.
“Zgjedhjet e 2017-ës dihet se ishin të blera dhe të vjedhura, por dorëzimi i mandateve ishte një vendim i gabuar. Pikërisht kjo i dha mundësi Ramës të kapë organet e drejtësisë, sidomos prokurorinë.”, nënvizoi ish deputeti i PD-së.
Ai shtoi se po të ishte deputet i PD-së nuk do ta kishte dorëzuar mandatin, pasi ai është fituar më shumë mundë’ dhe se qytetarët nuk kanë përfaqësim në Kuvendin e Shqipërisë.
“Sot demokratët nuk kanë as këshilltarë në 61 bashkitë e vendit. Pra, mbetën të papërfaqësuar, të pambrojtur. Unë kandidova me 30 qershor 2019 për t’u përballur me maxhorancën e inkriminuar. Kjo është rruga më e drejtë në gjykimin tim”, shtoi Hoxha.