Nga Fatos Hoxha
“A fitohen zgjedhjet me Amerikën kundër? “.
Për mua kjo mbetet pyetja e gabuar. Amerika nuk është kundër PD, nuk ka qenë kurrë.
Amerika është kundër korrupsionit dhe kulturës se pandëshkueshmërisë.
Pyetja që duhet shtruar është: a fitohen zgjedhjet me njollën e korrupsionit në ballë dhe Sali Berishën në krye? Përgjigja ime është: kurrë!
Shpjegimi që kam unë është se shqiptarët nuk e duan korrupsionin, sepse kurrupsioni ata i varfëron, i sëmur, i zhyt në injorancë, i lë në mëshirën e krimit, i vret. Ndaj shqiptarët nuk mund ta votojnë atë.
Korrupsionin e duan vetëm të korruptuarit, nga të dyja anët e politikes. Vetëm ata duan të na bindin se me korrupsionin mund të bashkëjetohet, se ai nuk ndahet dot nga shoqëria jonë, se atë do ta kemi bashkëudhëtar gjithmonë.
Vetëm për të korruptuarit raporti USA-PD nuk ka lidhje me luftën që Amerika i bën korrupsionit, kapjes së drejtësisë dhe kulturës së pandëshkueshmërisë, por është betejë kundër Sali Berishës, të cilin Sorosi se ç’ka që nuk e do…
Me njollën e korrupsionit në ballë PD nuk do t’i fitojë dot zgjedhjet në Shqipëri!