Ish-deputeti i PD Fatos Hoxha ka komentuar sërish situatën në partinë më të madhe opozitare. Hoxha i kërkon Berishës që të tregohet transparent dhe të tregojë dosjen në mënyrë që demokratët ta vlerësojnë vetë të vërtetën.
Postimi i plotë:
Lulzim Basha ka thënë: “informacionet i di une, sikurse i di dhe doktori. Ju s’keni për t’i marrë vesh kurrë”.
Sali Berisha ka thënë: “dosja ekziston, por ajo ka brenda vetëm shpifje”.
Pse as njëri, as tjetri nuk zbulojnë përmbajtjen e dosjes për demokratët që ata të gjykojnë vetë mbi të?!
Pse nuk u japin mundësinë demokratëve që të krahasojnë përmbajtjen e dosjes me atë që ata kanë dëgjuar, lexuar, dinë dhe përjetuar vetë si bashkudhëtar te doktorit?! Kështu është më mirë për të gjithë, se zbulohet shpejt e vërteta.
Pa na zbuluar përmbajtjen e dosjes rezultati është ky:
SHBA e ka certifikuar doktorin si të korruptuar domethënës me dosje.
Luli ka parë dosjen e korrupsionit te doktorit dhe është tmerruar, edhe pse stomaku i mban shumë, kurse doktori ka dalë rrugëve dhe bërtet si i çartur. Vetëm kaq mjafton për të kuptuar se doktori ka “ngrënë fort mish dhie” dhe stomakun e ka të prishur.
Çfarë ai vjell nga stomaku përditë nuk mund të jetë ushqim për demokratët.
