Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ish deputeti poston videon e para 30 viteve, atëherë kur u bë i njohur si “Luani i Konkursit”

09:57 / April 22, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
luan rama 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kujtimet dhe ato çka kemi lënë pas jo vetëm që na bëjnë nostalgjik, por dhe na bëjnë të reflektojmë për veten ku jemi, dhe për të gjykuar me një sy tjetër kohën që kemi kaluar. Kështu ndoshta ka ndodhur për ish deputetin e LSI-së, Luan Rama, i cili ka publikuar një video të 30 viteve më parë, kur u bë i njohur si “Luani i konkursit”.

“Konkursi kombëtar “Letërsia dhe reflekset e saj”, organizuar nga redaksia e rinisë në RTSH, 30 vjet më parë, është një risi e bukur për të tejkaluar klishetë e kohës, që pasioni e profesionalizmi i organizatorëve dhe përgatitja e pjesëmarrësve në garë, e bënë një nga emisionet më të ndjekur në atë periudhë në televizionin e vetëm të Shqipërisë (rtsh)”, thotë z. Rama në videon e postuar prej tij në YouTube.

Ja çfarë thotë vetë ish deputeti:

Një surprizë e bukur pas 30 vitesh:

Konkursi që më bëri të njohur dhe shikuesit e shumtë në të gjithë Shqipërinë, që më thërrisnin “Luani i konkursit”.

Në 13 javë, prej fillimmarsit e deri në mes të majit 1989, çdo të premte në mbrëmje, prej orës 19:00 deri në orën 20:00 kur duhej të niste të trasmetohej “Revista Televizive” që ishte edicioni kryesor i lajmeve, të gjithë mblidheshin e “lidheshin” para ekranit, për të ndjekur konkursin “Letërsia dhe reflekset e saj”, duke mbartur e përjetuar emocionet, por edhe ankthin e garës, shoqëruar me pyetjet-dilemë: “Kush do të fitojë?”, “A do të fitojë prapë Luani edhe sonte apo do të dalë ndonjë që t’a mundë?…”.

Dëshira dhe pasioni i një ekipi krijuesish novatorë në ish-redaksinë e rinisë, me pretendime profesionale, të përkushtuar dhe me qasje moderne, bënë të mundur realizimin e atij spektakli televiziv, që ishte një risi e bukur për të tejkaluar klishetë e kohës dhe që bashkë me konkurentët në garë, ia dolën të realizonin një nga emisionet më të ndjekur në atë periudhë, në televizionin e vetëm të Shqipërisë (rtsh).

Kam fatin të kem të regjistruar vetëm njërën nga puntatat e atij konkursi, të trembëdhjetën, që ishte edhe nata finale, e cila u zhvillua e konceptuar si spektakël në sallën e koncerteve të Akademisë së Arteve.

Ndaj 30 vjet më pas nga ajo kohë, vendosa ta publikoj në YouTube, për të ndarë me të gjithë shikuesit e interesuar, nostalgjinë, emocionet dhe kënaqësinë e atij konkursi që u bë aq i pëlqyer prej shumëkujt, pasi ishte një ngjarje e bukur televizive dhe artistike.

Për mua mbetet kujtimi më i bukur, ngjarja e jetës që më bëri të njohur në të gjithë Shqipërinë, aq sa të gjithë më quanin “Luani i konkursit…”. E madje, shumë syresh, vazhdojnë e më drejtohen në të njejtën mënyrë.

Ndërkaq, duke e publikuar, dua të falenderoj me shumë mirënjohje të gjithë ata që punuan dhe e realizuan atë konkurs, në të cilin u ftuan të marrin pjesë studentë nga më të mirët e shkollave të larta që kishte Shqipëria ( unë përfaqësoja Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës); Gëzim Gjyrezin dhe Jani Tanen, Ingrid Simon, Iliri Yzeirin, prezantuesit Mira Bedalli dhe Adi Krasta, drejtorin e grupit Arben Tafili si edhe të gjithë konkurentët pjesmarrës, prej të parit, Adrian Metohu e deri tek të fundit, Sonila Pali dhe Altin Dilaveri. Pa harruar natyrisht edhe Evën, shoqen dhe fqinjen time të mirë që e pati regjistruar dhe duke e ruajtur, më dha mundësinë ta kem e ta ndaj edhe me ju.

Duke ju kërkuar ndjesë për cilësinë e figurës, pasi është filmim i 30 viteve më parë dhe është marrë nga një kastë VHS, ju uroj shikim të këndshëm dhe faleminderit të gjithë atyre që do të kenë dëshirën për t’a parë ose riparë pas 30 vitesh.

Luani i konkursit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pa “Fol Shqip” nuk ka atdhe! / Mesazhi i Presidentit Begaj në prag të Ditës së Alfabetit

15:35 / November 21, 2026

Tirana europiane e qytetarëve/ Rama: Jo vetëm kryeqytet modern, por dhe të përballueshëm

15:22 / November 21, 2026

 “Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama kritikon Veliajn dhe avokatin e tij

15:16 / November 21, 2026

Ervin Demo: Tirana, shtëpia e të gjithë shqiptarëve

15:03 / November 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.