Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ish-deputetja, Albana Vokshi tregon përse Rama nuk e shkarkon drejtorin e Policisë

19:08 / May 30, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Albana Vokshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në një deklaratë për mediat shprehet se pas videos së djeshme që nxorri drejtori i Policisë së Përgjithshme të Shtetit, Ardi Veliu për nënën e të miturit të dhunuar tashmë socialistë apo opozitarë kërkojnë shkarkimin e tij.

Por sipas Vokshit, kryeministri Edi Rama nuk e shkarkon Ardi Veliun pasi është peng i urdhrave të tij të paligjshëm që drejtori i policisë ka zbatuar herë pas here.

“Duke mos e shkarkuar atë, Edi Rama provon se do të bënte të njëjtën gjë si Ardi Veliu, do të sulmonte si mafioz një grua për të justifikuar dhunën policore ndaj djalit të saj të mitur”, thekson Vokshi, ndërsa më tej thotë se “Një kryeministër normal, i papërzierë në punë të pista, do ta kishte shkarkuar menjëherë një drejtor policie që justifikon me prova të sajuara rrahjen e një të mituri për shkak të prejardhjes familjare, sulmon si kriminel gjakftohtë një nënë kryefamiljare dhe që shkel të drejtat e njeriut”.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Pak gjëra kanë sjellë një zemërim aq të madh të qytetarëve sesa qendrimi i djeshëm kriminal i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Socialistë apo opozitarë, të gjithë kërkojnë shkarkimin e Ardi Veliut.

Një zyrtar që justifikon dhunën policore kundër një të mituri duke sulmuar nënën e tij me metodat e sigurimit të shtetit nuk duhet të ketë vend në Policinë e Shtetit.

Pavarësisht kërkesës unanime për të larguar Ardi Veliun, njerëzit që kanë në dorë shkarkimin e tij, po heshtin.

Edi Rama bën sikur nuk ka parë gjë, Sandër Llëshaj bën sikur nuk ka kuptuar gjë, duke shpresuar se me kalimin e kohës do ta shpëtojnë mercenarin e tyre dhe të bandave kriminale.

Heshtja mafioze e kryeministrit dhe e Ministrit të Brendshëm për qendrimin skandaloz të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është prova më domethënëse se veprimi i Ardi Veliut është linjë partiake dhe qeveritare.

Duke mos e shkarkuar atë, Edi Rama provon se do të bënte të njëjtën gjë si Ardi Veliu, do të sulmonte si mafioz një grua për të justifikuar dhunën policore ndaj djalit të saj të mitur.

Edi Rama është peng i urdhrave të paligjshëm që ka zbatuar herë pas here për llogari të tij Ardi Veliu.

Kjo shpjegon heshtjen e Edi Ramës dhe të Sandër Lleshajt, në një kohë kur e gjithë Shqipëria është e revoltuar dhe kur të gjithë duan që Ardi Veliu të mos përfaqësojë më Policinë e Shtetit.

Një kryeministër normal, i papërzierë në punë të pista, do ta kishte shkarkuar menjëherë një drejtor policie që justifikon me prova të sajuara rrahjen e një të mituri për shkak të prejardhjes familjare, sulmon si kriminel gjakftohtë një nënë kryefamiljare dhe që shkel të drejtat e njeriut.

Të dashur qytetarë!

Sa herë të shikoni Ardi Veliun, mos harroni zemërimin legjitim që keni sot! Ardi Veliu është Edi Rama! Këta mendojnë se mund të bëjnë gjithçka me jetët tuaja dhe të fëmijëve tuaj dhe të mos japin llogari, por i kanë bërë llogaritë gabim!

Albana Vokshi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Kishte kultivuar bimë narkotike në mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

09:25 / July 21, 2026

Lungomare 4 në Vlorë, drejt përfundimit punimet për shëtitoren më të gjatë në Mesdhe

09:15 / July 21, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.