Ish deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku bëhet nënë për herë të tretë. Lajmin e ka dhënë vetë ish-deputetja nëpërmjet një postimi në Instagram.
“Dje pak pas mesdite erdhi në jetë Dren Sallaku. Arba dhe Iris janë shumë të lumtura për vëllaçkon e vogël. Mami Jorida dhe babi Saimir janë më shumë se të lumtur për mrekullinë e vogël që i shtohet familjes tonë!”, shkruan ajo.
Jorida solli në jetë fëmijën e saj të tretë që është djalë pas dy vajzave binjake.

