Ish drejtori i Muzeut Kombëtar, Melsi Labi, i angazhuar politikisht krah Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka reaguar ashpër kundër Presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit bëri thirrje për numërim dhe rinumërim të votave të pavlefshme, ku në këto zgjedhje sipas rezultateve të fundit, rezultuan rreth 5 për qind.
Përmes një postimi në Facebook, Meta ka thënë se rinumërimi është vendimtar për të rritur besimin e qytetarëve, ku sipas tij mbajtën radhë të gjata për të shprehur vullnetin e tyre më 25 prill.
Pas këtij statusi në facebook, i mënjehershëm ka qënë edhe reagimi i Labit, ish drejtorit të LSI-së i cili i shkruan Metës se nuk duhet të çuditet fare për rezultatet e zgjedhjeve pasi kjo vjen si pasojë e vendosjes në lista të njerëzve jo-kompetentë.
Ndër të tjera ish drejtori i ashpërson akuzat ndaj Metës kur thotë se “L.Koka do të të bënte gol,sepse kishe vite qe ishe lajmëruar.Ti e dije qe Nasipi do të tradhëtonte se kishe kohë qe kishe dijeni.”
Në fund të replikës virtuale me Presidentin, Labi i kërkon Metës riorganizim urgjent të LSI-së në të kundërt kjo parti nuk do të ekzistojë më.
Po te vendosen njerez jokompetente ne pozicione kyce gjate fushates zgjedhore…. ky perfundim do dali.. pse cuditeni… ????
apo Moisiu… ose burgosja pa faj e Iliaz labit, per te shpetuar Tur Zoton sepse ishte mik i Nasipit ose kunatin e Xh.Qefalise….po ashtu lenia ne duart e qelbesireve.. te ish ministrit te drejtesise… Ylli Manjani…sepse denoncoi masakren e droges…???? apo dhe lenia ne hije e kercenimit me jete te ish drejtorit te Muzeut Kombetar dhe nje nga themeluesit e LSI….Melsi Labi..si dhe largimi i tij vetem sepse denoncoi me fakte ish ministren Kumbaro dhe Bollinon…per grabitje dhe tjetersim te trashegimise tone kulturore….?????dhe plot e plot largime te komisareve politike, per hater te Terit e Narit e plot oportunisteve delenxhinj e servile ne max…. ne kete perfundim do te çonin…
Tani… nxirrni mesim nga gabimet… dhe behu gati per 2025… por jo duke u bere oportunist i semure… klm..

