Ilir Kerni është një prej balerinëve më të mirë shqiptarë me famë botërore, i cili për tre vite mbajti postin e Drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Shqipëri, (2013-2016).
Prej 10 janarit të vitit të ardhshëm Kerni do të marrë detyrën e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Baletit në Kroaci, detyrë që do e mbajë deri në 10 tetor 2023.
““Super i lumtur të jem pjesë e skuadrës fantastike të Teatrit Kombëtar të Splitit. Me një asambël baleti dhe traditë të jashtëzakonshme. Drejtor i Baletit nga 10/01/2019- 01/10/2023”-ka shkruar Kerni krahas fotos së publikuar, ku shihet ambienti i brendshëm i teatrit.
Urimi i parë i ka ardhur nga sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho. “Urime Ilir Kerni per emerimin e merituar si Drejtor i Baletit ne Teatrin Kombetar te Splitit (2019-2023) dhe komplimenta kroateve per largpamesine dhe vleresimin ndaj nje vlere artistike kombetare shqipetare si ju… “, shkruan ajo.
