Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ish-fituesi i Big Brother, Arbër Çepani denoncon: 40 milionë lekë gjobë për një bar-kafe

22:51 / February 26, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arber
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Moderatori, aktivisti i shoqërisë civile dhe ish-fituesi i Big Brother, Arbër Çepanit i kanë vendosur një gjobë 40 milionë lekë të vjetra për biznesin e tij, i cili mbledh të rinjtë dhe organizon aktivitete të ndryshme kulturore.

“Më e larta për një bar kafe që nga 91`” shprehet Arbri në statusin e tij.

Statusi i plotë i Arbrit:

 Këto muaj, këto javë, këto ditë…kanë qenë shumë të vështira për mua dhe familjen time! Që nga momenti që vendosa të kthehesha në Shqipëri për të investuar gjithçka kisha në vendin tim të origjinës, e kam bërë me dëshirën dhe ëndrrën për t’u rritur me vendin tim, në vendin tim. Pavarësisht vështirësive të shumta, pavarësisht brryleve, pavarësisht demoralizimeve, pasioni dhe dashuria për atë ç’ka bëj, më mbush me energjinë për të shikuar përpara! Por asnjëherë nuk do ta kisha menduar se një ditë do isha penduar aq shumë që u ktheva… Asnjëherë nuk do ta kisha menduar se një ditë do më ishte neveritur vendi im… Dhe sot e urrej veten, që këtë vend të bekuar nga Perëndia, më duhet ta shoh si mallkim, jo për faj të tij por për faj të atyre që luajnë me fatet e njerëzve! Më vjen të ulëras, për veten, për vendin tim, për ata që kam afër, se pse jemi katandisur kështu…. Nëse do gërrmonit brenda shpirtit tim do gjenit vetëm mërzi, zi, vrasje shprese… Kam duruar shumë që të mos flas e të mos shprehem në gjaknxehtësi e sipër… Pas gati një dekade që i dedikohem me mish e me shpirt, ngritjes së një biznesi social-kulturor në mbrojtje të trashëgimisë tonë materiale siç është “Komiteti”, pas gati një dekade që i paguaj shtetit shqiptar me miliona lekë taksa pa marrë asgjë në këmbim, pas gati një dekade ku me aq mundësi sa kemi patur, kemi punësuar me dhjetëra të rinj që shteti nuk ishte i aftë t’u siguronte një punë, ky shtet ma shpërblen në mënyrën më naziste të mundshme, duke më vendosur gjobën më të lartë që një Bar Kafe mund të ketë pësuar që nga 91′! Duket si shaka kur e thua… mundohesh me të gjitha mënyrat të besosh se e gjithë kjo situatë është një ëndërr e keqe… Sepse vetëm në një ëndërr të keqe, një i ri që është kthyer dhe ka investuar në vendin e tij , mund të zgjohet me një gjobë 40 milionë lekë të vjetra! 40 milionë lekë të vjetra! 40 milion lekë të vjetra! Në gati një dekadë pune të përditshme asnjëherë nuk i kam parë bashkë 40 milionë lekë! Një shifër e vendosur në shkelje të çdo procedure të mundshme ligjore! Kjo vetëm sepse “UNË FOLA”! Kjo vetëm sepse në Shqipërinë tonë nuk duhet të ekzistojnë njerëz të lirë, që flasim dhe mendojnë si njerëz të lirë! Ata që janë të veshur me kostumin e pushtetit duan të shohin vetëm njerëz të nënshtruar! Duan të shohin vetëm njerëz në kufijtë e mbijetesës! Vetëm kështu ata mund të sundojnë të qetë! 40 milionë lekë të vjetra, që unë të jem buzë gremine dhe të mos kem më as kohën dhe as terezinë për të vazhduar për të ëndërruar!! Por a e dini çfarë o zotërinj të dashur?! Deri në frymëmarrjen time të fundit unë do vazhdoj të ëndërroj! Deri në frymëmarrjen time të fundit unë do vazhdoj të luftoj! Nuk mund të shtypni ëndrrat e dikujt, as duke e kërcënuar me 40 milion lekë! Nëse doni të kaloni mbi ëndrrat e mia që janë ëndrrat e çdo shqiptari të lirë, duhet të kaloni mbi kufomën time, se rrugë tjetër nuk keni! Nëse mendonit se do tërhiqesha…Ok pra po jua them: “Shfaqja sapo ka nisur”! Dhe kjo nuk do jetë më lufta ime personale! Kjo do jetë lufta e çdo shqiptari që punon me ndershmëri dhe përdhunohet nga sistemi! Kjo do jetë lufta e cdo sipërmarrësi, që sot po mbijeton në klimën më të keqe të biznesit në Evropë! Kjo do jetë lufta e çdo shqiptari që është shtypur dhe nuk ka patur mundësinë të flasë! Kjo nuk do jetë vetëm lufta ime të jeni të sigurt! Shihemi në Gjykatë! Gjithsecili prej jush që ka abuzuar me ligjin do përgjigjet para ligjit! Besa besës!

bar-kafe cepani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026

Qiratë në Gjermani shtrenjtohen ndjeshëm, oferta e banesave tkurret

17:59 / July 21, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.