Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ish-hetuesja e Hagës në protestë: Udhëheqësit e UÇK-së besuan në drejtësi, por sot po mbahen padrejtësisht

18:36 / August 7, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
wmremove transformed 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hetuesja e njohur në rastin e gjykimit të Sllobodan Millosheviqit në Tribunalin e Hagës, Neveka Tromp ka kritikuar zvarritjen e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), gjatë një proteste të mbajtur kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë. Ajo tha se ish-krerët e UÇK-së kishin mbështetur themelimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, sepse kishin besuar në drejtësi dhe ndershmëri.

”Ata që sot po akuzohen, ishin vetë ata që mbështetën krijimin e Dhomave të Specializuara, sepse besonin në drejtësi dhe ndershmëri, Nëse drejtësia zbatohet në mënyrë selektive, ajo rrezikon të kthehet në padrejtësi. Në raste të tilla, gjykimet nuk janë për të zbuluar të vërtetën, por janë gjykime të inskenuara”,-shtoi Tromp. Duke shprehur shqetësimin e saj për mbajtjen e zgjatur të të akuzuarve në paraburgim pa një proces të drejtë, ajo theksoi se besimi i tyre në drejtësi është thyer.

”Pesë vjet më vonë, ata ende ndodhen në paraburgim, pa një gjykim të drejtë. Por mos harroni – ata shkuan në Hagë sepse besuan në drejtësinë e kauzës së tyre. Lufta e tyre ishte e drejtë, një luftë e lejuar”. Ajo përfundoi duke thënë se ligjet që rregullojnë luftën janë krijuar për të mbrojtur çlirimtarët dhe jo për t’i ndëshkuar ata, duke theksuar se një gjykatë që e harron këtë parim, rrezikon të humbasë legjitimitetin e saj.

Neveka Tromp proteste UÇK
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.