Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ish-kandidati i LSI del kundër Kryemadhit: Veprimet e opozitës me hije destabilizimi për Shqipërinë

22:27 / February 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jo të gjithë kandidatët për deputetë të opozitës kanë nënshkruar deklarata për të lënë mandantet. Madje djegia e mandateve të opozitës ka ngjallur reagime të shumta. Ish-kandidati për deputet i LSI-së, Ralf Gjoni shprehet kundër bojkotit të opozitës përmes dorëzimit të mandateve, duke e quajtur një precedent të rrezikshëm për vendin.

Gjoni tha në emisionin “360 Gradë” në Ora Neës, se ndërkombëtarët shqetësohen pasi ka hije për të destabilizuar Shqipërinë në një moment të rëndësishëm si diskutimi i kufirit Kosovë-Serbi dhe ngritja e SPAK.

“Ku është problemi këtu, për mua është precedenti. Edhe në kohën kur Partia Socialiste ishte në opozitë, kishte përplasje të forta, akuza të rënda, kulminoi me katër të vrarë në protestë. Mbaj mend edhe në atë kohë asnjë ndërkombëtar nuk e mbështeti bojkotin. Pati edhe nga Partia Socialiste zyrtarë të lartë pro bojkotit. Precedenti është shumë i rrezikshëm për të ardhmen në Shqipëri. E zëmë se ra qeveria, shkojmë në një qeveri teknike, nuk është ndonjë gjë e madhe. Shkojmë në zgjedhje të parakohshme, e zëmë se fitojnë partitë opozitare sot, çfarë ai që humbet do prishë lojën?! Unë po të shpjegoj pse ndërkombëtarët e kanë të pamundur të pranojnë një precedent kaq të rëndësishëm. Përveç kësaj kjo protestë shoqërohet me thirrje antikushtetuese dhe me hije destabilizimi për vendin, dhe ky është shqetësimi i ndërkombëtarëve, në një moment kur po diskutohet kufiri i Kosovës me Serbinë, ngritja e SPAK dhe zgjedhjet vendore”, u shpreh Gjoni.

Kryemadhi mandati
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.