Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ish kandidati për kryetar të PD: Përdorimi i të miturve në protestë, “turp” për organizatorët

19:38 / February 25, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ibsen Elezi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, tha sot se Sali Berisha e ka dëshmuar dhe vijon ta dëshmojë se nuk bashkëjeton dot me rregulla demokratike.

 Sipas tij, në Partinë Demokratike nuk ka figura të afta për të udhëhequr një “revolucion” pasi  siç tha Elezi, emrat që shohin shqiptarët në atë grup politik janë pa “shtyllë kurrizore”.

Ai theksoi se revolucioni bëhet nga njerëz që kanë dhënë prova dhe që gëzojnë integritet, ndërsa sipas tij, drejtuesit aktualë “e bëjnë revolucionin me njerëzit e vet, por i keqpërdorin”.

Më tej, Elezi deklaroi gjithashtu se Partisë Demokratike nuk i bindet as anëtarësia e saj dhe kjo vihet re në protestë, te numri i pjesëmarrësve.

Gjatë diskutimit në studio, Elezi e cilësoi të “pashpjegueshëm” agresivitetin brenda partisë dhe kritikoi përdorimin e të miturve në aktivitete politike, duke e quajtur këtë një “gabim dhe turp” për organizatorët.

Sipas tij, Partia Demokratike është “uzurpuar” dhe po largohen njerëzit që kërkojnë ndryshim brenda saj.

“Sali Berisha nuk mund të bashkëjetojë më rregulla demokratike. Berisha ka shkelur periodikisht rregullat brenda partisë. Në opozitë nuk ka figura për revolucion, sepse janë pa shtyllë kurrizore. Revolucioni bëhet me njerëz që kanë dhënë prova. Këtë bëjnë revolucion me njerëzit e vet, por i keqpërdorin.

Partisë Demokratike nuk i binden as vetë anëtarësia. Mbetet i pashpjegueshëm agresiviteti i Partisë Demokratike. Pastaj, të përdorësh të mitur është një gabim nga ana e organizatorëve. Ky është një turp për organizatorët. PD është uzurpuar, largohen njerëzit që duan ndryshimin”, tha Elezi.

ish kandidati kryetar miturve PD perdorimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.