TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

9 këshilla për t’i bërë për vete njerëzit

23:59 / June 6, 2023

Paralajmërimi i gazetares: Shumë shpejt arrestime të bujshme në radhët e PS dhe opozitës

23:45 / June 6, 2023

Dhunë dhe torturë ndaj qytetarëve, arrestohen pesë oficerë policie

23:38 / June 6, 2023

Deputeti i PDK: Kosova, kriza e dytë e sigurisë në botë pas Ukrainës

23:27 / June 6, 2023

Ja cilët janë të propozuarit e Qeverisë për ambasadorë në Londër, Berlin, Tel Aviv dhe Ankara

23:16 / June 6, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Sporti

Ish-kapiteni Lala “shpërthen”: Mos e bëni kombëtaren si “bordello”, me Strakoshën do e zgjidhja ndryshe

20:05 / March 20, 20193 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shqipëria është duke u përgatitur për sfidën e parë të eliminatoreve “Euro 2020” ndaj Turqisë që do të luhet ditën e premte në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Pavarësisht atmosferës pozitive, në kampin kuqezi nuk kanë munguar polemikat, ku spikat lënia jashtë e portierit Thomas Strakosha, i cili humbi avionin, apo dhe reagimi i futbollistit Ermir Lenjani që dha dorëheqjen nga Kombëtarja deri sa të largohet Panuçi.

Në një intervistë për “Shqipëria.ch”, ish-kapiteni i Kombëtares, Altin Lala ka analizuar situatën aktuale të ekipit kombëtar, teksa nuk ka nguruar të flasë është për futbollistët që tradhtojnë Shqipërinë dhe zgjedhin Greqinë.

“Të them të vërtetën, duke parë “Ligën e Kombeve”, situata nuk duket edhe shumë pozitive. Është e rëndësishme për trajnerin që të bëj një grup të tijin, për të mbuluar edhe gabimet e bëra në edicionet e fundit. Pastaj edhe kundërshtarët tanë janë shumë të fortë. Islanda është nivel shumë i lartë, megjithëse e vogël me numër banorësh. Do të jetë e vështirë, edhe Turqia që është rival i drejtpërdrejtë me ne, ka hasur vështirësi në vitet e fundit”.

I pyetur për përjashtimin e Strakoshës dhe lënien jashtë të Lenjanit, ish-kapiteni u shpreh:

“Duhet parë nëse Strakosha se ka kapur dot avionin se nuk ka mundur, e nëse nuk e ka kapur se kjo ka qenë dëshira e tij.  Këto janë dy gjëra të ndryshme dhe në rastin e parë i jap të drejtë deri diku Panuçit. Të isha unë në Kombëtare, do e zgjidhja ndryshe. Do mjaftohesha me një gjobë kundër lojtarit dhe t’i fusnim ca para edhe kasës së Kombëtares. Më vjen paksa habi, pasi i ati (Foto Strakosha) vinte gjithmonë para të tjerëve.

Mendoj se Panuçi është një trajner shumë strikt. Nuk diskutohet që disiplina është e nevojshme, por nga ana tjetër edhe lojtarët duhet t’i bëj për vete. Menaxhimi i marrëdhënies me mediat është e rëndësishme njëkohësisht. Panuçin e shoh pak konfuz dhe duhet të gjej balancat. Jemi mësuar tashmë në Shqipëri, mediat herë të ngrenë në ajër, e herë të lëshojnë në tokë. Duhet të jesh pak tolerant, nuk bëhet çdo gjë me ‘dhunë’.

Lenjani është djalë i mirë. Unë nëse do të isha në vendin e tij apo si menaxher që do e drejtonte, nuk do të veproja në atë mënyrë. Pra mund të mjaftohej me vendimin që nuk vinte më te Shqipëria për sa kohë është Panuçi, pa e zgjatur më tepër. Lenjani dha shumë detaje dhe u thellua më tepër nga çfarë duhej. Por kur e mendon, zakonisht nga Kombëtaret tërheqjet janë përgjithmonë dhe jo përkohësisht”, u shpreh Lala.

Nuk mund të mungonte një koment për tradhtarët. Lala ngulmon që futbollistët që zgjedhin Greqinë nuk duhet të pranohen në ekipin kombëtar, se ndryshe Kombëtarja bëhet si “bordello”.

“Ne shqiptarët e kemi tradhtuar gjithmonë Shqipërinë. E kemi në gen ndoshta. E di që bota është globalizuar shumë, por këto raste kanë ndodhur edhe shumë më herët. Ajo që unë do të dëshiroja, është që ata lojtarë që zgjedhin Greqinë dhe nuk kanë minuta andej, të mos na vijnë prapë këtej. Sepse ndryshe bëhet Kombëtarja si “bordello”. Në Kombëtare nuk duhet të vish për të fituar, por është vetëm çështje krenarie”, përfundoi ish-kapiteni.

altin lala kombetare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Zyrtare, Atalanta ndan mendjen për pankinën, vendoset e ardhmja e Gasperinit

21:30 / June 6, 2023

Inzaghi bind presidentin, gati rinovimi

13:29 / June 6, 2023

400 garues “bien në dashuri” me Shqipërinë

13:04 / June 6, 2023

Tragjike/ Goditet në kokë gjatë ndeshjes, vdes në ring i mituri

22:49 / June 5, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Gjendja shëndetësore e Vangjush Dakos pas arrestimit, avokati i tij: Është i stresuar

22:40 / June 6, 2023

Arrestimi Vangjush Dakos, flet avokati: Nuk ka qenë e nevojshme masa e arrestit me burg

22:17 / June 6, 2023

Ja sa vite burg rrezikon të dënohet ish kryebashkiaku Vangjush Dako

22:05 / June 6, 2023

Gazetari zbulon lëvizjen e fundit të prokurorit që e çoi Vangjush Dakon në pranga

21:55 / June 6, 2023
Raporto Tani
Te fundit

9 këshilla për t’i bërë për vete njerëzit

23:59 / June 6, 2023

Paralajmërimi i gazetares: Shumë shpejt arrestime të bujshme në radhët e PS dhe opozitës

23:45 / June 6, 2023

Dhunë dhe torturë ndaj qytetarëve, arrestohen pesë oficerë policie

23:38 / June 6, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.