Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare: Pse Kina paraqet një kërcënim global

19:58 / April 29, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, John Bolton, tha të shtunën në kryeqytetin e Tajvanit, Taipei, se Kina paraqet një kërcënim global.

Zoti Bolton ndodhet në Tajvan me ftesë të grupeve pro pavarësisë së Tajvanit, duke përfshirë Aleancën e Kombit të Tajvanit dhe Shoqatën Formosan për Çështjet Publike.

“Ne nuk kemi nevojë të hamendësojmë për këtë kërcënim. Pekini pothuajse çdo ditë lëshon kërcënime për Tajvanin, duke bërë përpjekje të vazhdueshme dhe të pandërprera për t’i hequr legjitimitetin Tajvanit përmes ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike dypalëshe”, tha ai.

“Kërcënimi kinez është global, mendoj se është e rëndësishme ta përsërisim këtë”, tha ish-këshilltari i sigurisë kombëtare.

Zoti Bolton foli gjithashtu për “operacionin e shtypjes që Pekini ka ndërmarrë në Hong Kong, duke shkelur marrëveshjen për kontrollin e ishullit, të arritur me Britaninë e Madhe mbi 30 vjet më parë”.

Ai dha shembuj të tjerë si nisma Një Brez Një Rrugë që shtrihet deri në Amerikën Latine dhe Afrikë.”

“Ne duhet t’i tregojmë Kinës dhe Rusisë se cilat janë pasojat nëse ato ndërmarrin veprime kundër Tajvanit”, tha Bolton.

Zoti Bolton pritet të takohet me presidenten e Tajvanit, Tsai Ing-wen të hënën./ Voa

global John Bolton kërcënim Kina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.