Duket se konkurrentët e “Për’puthen” që nuk u bënë këngëtarë, po bëhen moderatorë. Së fundmi, Andi Artani i është bashkuar listës dhe është bërë pjesë e ekranit. Ai është bërë pjesë e programit veror në “T7” në Kosovë dhe do të shoqërojë shikuesit çdo ditë nga 15 korriku. Bëhet fjalë për një format të karakterit argëtues, ndërsa pjesë e tij do të jetë edhe një mini-talent shoë. Në fakt pas daljes nga programi ai ka qenë shpesh i pranishëm në media dhe intervista të ndryshme.
Sakaq, edhe Fatjoni dhe Antonela ia kanë dalë të bëhen pjesë e ekranit si moderatorë në dy programe sportive dedikuar kampionatit europian të futbollit. Respektivisht, në “Euro 2020” në RTV Ora dhe “Top Arena” në Top Channel. Sakaq, Ana Kauri ka thënë se ka patur disa oferta dhe se në shtator me nisjen e sezonit të ri televiziv me shumë mundësi do e shohim në një emision.