Shqipe Hysenaj, është një nga ish-konkurrentet më të bujshme të Për’puthen.

29 vjeçarja nga Tropoja gjithmonë e ka shfaqur haptaz interesin e saj për ekranin.

Konkurrenten e kemi parë shpesh te rubrika “Trotuar” në E Diell , por kësaj here ajo do të moderojë një emision më vete.

Shqipja do të jetë pranë autorit dhe moderatorit Luan Aliu në emisionin “N’Shtëpi t’Re”, i cili jepet çdo të Shtunë në orën 15:30.

“Gjatë këtij sezoni televiziv nuk do jem vetëm, do të jem në shoqërinë e një kolegeje mjaft interesante”,- ka shkruar Luani.

Shqipja nga ana tjetër i shkruan:

Jam e lumtur që do udhëtojmë bashkë në botën e mrekullive

Kujtojmë se gjatë kohës që ishte në Dubai, Shqipja trazoi rrjetin. Prive publikoi disa foto eskluzive ku Shqipja ishte në praninë e një djali. Fotot u bënë virale dhe shumica menduan se bëhej fjalë për partnerin e ish-konkurrentes, duke qenë se edhe vetë ajo ka lënë të kuptojë se është në njohje me dikë që ia ka marrë zemrën.

Gjithsesi, vetë Shqipja reagoi duke sqaruar se djali në foto është vëllai i saj, për të cilin gjithmonë është

shprehur se ka një lidhje të veçantë.

Ajo gjithashtu tha se nuk e ka për turp të thojë se ka të dashur e që ja paguan ai pushimet.

“Shqipja nuk ka për turp të tregojë m’i paguan i dashuri pushimet, apo i fejuari ose burri, madje ku janë këta burra që të na paguajnë pushimet. Mashkulli duhet të jetë mbrojtës i femrës, unë gjithmonë me këtë ide kam qenë dhe nuk kam për turp të reklamoj të dashurin.” ,- tha ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here