Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ish-kreu i Gardës jep alarmin: Të ngrihet me urgjencë sistemi i mbrojtjes kundërajrore dhe kundërtanke në Shqipëri dhe Kosovë

11:17 / February 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
stingers
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eksperti i sigurisë Arben Çuko i ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në Dritare Tv u shpreh se në rast sulmi, Shqipëria është e pambrojtur. Ai u shpreh se duhet të ngrihen urgjentisht dy sisteme, ai i mbrojtjes kundërajrore dhe ai kundërtankeve.

“Në rast sulmi të befasishëm ndaj një vendi, forcat më të shpejta të reagimit futen në luftim ditën e 6-shtë. Deri në ditën e gjashtë bëji derman vetes. Forcat më të shpejta janë shumë pak. E gjithë NATO, që nga Lituania deri në Rumani ka gjithsej 40 mijë vete, nuk janë 40 mije ushtarë. Trupa luftimi janë 5-6 mijë. Nisur nga kjo vjen logjika te pyetja çfarë të duhet të bëjmë ne?

Kur them ne e kam për Kosovën e Shqipërinë. Këtu te ne mund ta godasësh tankun nga 50 metra larg. Ndërtimet anës rrugës ne Kosovë dhe Shqipëri janë plot. Ne dhe Kosova duhet që te ngremë dy sisteme të fuqishme, mbrojtëse dhe jo mësymëse. Sistemin e mbrojtjes kundërajrore dhe atë kundërtanke. Në mënyrë urgjente sepse artileria, mjetet e blinduar, janë të tjera, por këto dy sistemi duhet t’i ngremë.

Me sa di unë ushtria jonë ka porositur Javelin and Stinger, por nuk mjaftojnë. Stingeri është një raketë me rreze 4 kilometra dhe lartësinë 3 kilometra. Rrezen maksimale e ka 6 kilometër, por maksimalja është teorike. Stingeri është për të mbrojtur trupat e tua në luftim, jo për të mbrojtur popullsinë. Rusia tani po godet popullsinë civile qe t’i heqë vullnetin popullit për të luftuar edhe për të mbështetur luftën. Urgjentisht duhet të ngremë ato dy sisteme”, tha Çuko.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.