Ndahet nga jeta profesori dhe ish-kryetari i Komunës Rrajcë Seladin Bogdani.
Lajmin e hidhur e ka dhënë, ish-kryebashkiakja e LSI-së Miranda Rira.
“Qofsh i parajsës, Selajdin Bogdani”, shkruan Miranda Rira.
Seladin Bogdani ishte një figurë e spikatur në zonën e Prrenjasit dhe në veçanti për kontributin e madh që dha në arsim.
Profesori edhe pse ishte në pension, dhe i pamundur nga ana shëndetësore nuk është kursyer për studimet folklorike dhe promovimin e bukurive të zonës.