Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ish-kryehetuesi i komunizmit: Mehmet Shehu u vra, nuk u lejua autopsia

23:01 / January 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hetuesi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qemal Lame ish-kryetar i hetuesisë gjatë kohës së komunizmit, tha gjatë një lidhjeje në emisionin “Opinion” se skena në të cilën u gjet i vdekur Mehmet Shehu. Ai hodhi dyshime të forta se Shehu është vrarë, ndërsa tha se nuk është lejuar as bërja e autopsisë.

“Ngjarja është krejtësisht e manipuluar. Në rast se kryhet një vrasje apo vetvrasje ka gjurmë të tjera. Në rastin konkret provat që janë administruar nuk janë origjinale. Vendi i ngjarjes është ribërë. Nuk është vendi i ngjarjes origjinal. Që kur vajti bodiguardi i ka gjetur të hekurosur, batanijet të sheshuara, i mbuluar, i rregulluar dhe në rast se do të kishte kryer vetvrasje nuk do të kishte qenë në atë gjendje”, tha Lame.

Ai u shpreh se është urdhëruar të mos bëhet autopsia, ndërsa pohoi se edhe Ministri i Shëndetësisë që foli për vrasje, u dënua me pushkatim.

“Është urdhëruar të mos bëhet autopsia. E dyta, Ministri i Shëndetësisë sapo shkoi tha: është vrasje, jo vetevrasje, ndaj dhe u dënua me pushkatim”, tha Lame.

Ndërsa foli lidhur me letrën që mendohet se Shehu la, Lame pohoi se ajo nuk është origjinale.

“Letra që është gjetur për mua nuk është origjinale. Është bërë propozim që letra të futet në dosjen hetimore. Kam kërkuar të bëhet ekspertimi kaligrafik. Letra është dërguar me porosi që të futet në dosje. Krijova mendimin që nuk është origjinale, sepse është shkruajtur me nje qetësi të tillë që nuk mund të jetë e tillë për një njeri që do të vrasi veten. Kur letra u kërkua të futej në dosje kam kërkuar kaligrafinë me një shënim drejtuar Enver Hoxhës. Erdhi përgjigja dhe thanë që nuk ka nevojë të futet në dosje. Në fillim proçes-verbali erdhi për vrasje, ky proçes-verbal është zhdukur”, u shpreh Lame.

autopsia kryehetuesi Mehmet Shehu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare

22:00 / October 21, 2026

“Dhuna, armiku i lirisë së të gjithve”, Rama: Dua dialog me këdo që beson se “jam i keq”

20:00 / October 21, 2026

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Protestat/ Petro Koçi: Përngjanin me një revoltë të armatosur, studentët të ngriheshin fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve

15:20 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.